Arkiva | February, 2013

Konsulli Ylli Ndroqi

Postuar në 28 February 2013 nga Administrator

Marrëdhëniet Shqipëri-Meksikë

Postuar në 27 February 2013 nga Administrator

Meksika në dy minuta

Postuar në 27 February 2013 nga Administrator

Etiketa: , , ,

Historiku i marrëdhënieve Shqipëri – Meksikë

Postuar në 19 February 2013 nga Administrator

Në Nëntor të vitit 1976, Meksika i kërkoi vendit tonë përkrahje ndaj kandidaturës së ish-presidentit Eçeveria në postin e Sekretarit të Përgjithsëm të OKB-së, gjë për të cilën Shqipëria u përgjigj pozitivisht.

Në Dhjetor të vitit 1986, ish-presidenti Eçeveria vizitoi vendin tonë dhe në shtator 1987, Instituti Kombëtar Meksikan i jep Shqipërisë çmimin e parë për plotësimin në vend të ushqimit.

Në vitin 1987, pala meksikane propozoi nënshkrimin e një marrëveshje kulturore, për të cilën jepet pëlqimi nga pala jonë.

Në vitin 1989, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, gjatë kalimit transit në Meksikë, u takua me kryetarin e parlamentit, kryetarin e senatit, zëvendësministrin e Punëve të Jashme, etj. dhe në shtator të po këtij viti u nënshkrua marrëveshja kulturore midis Shqipërisë dhe Meksikës.

Në vitin 1990, kërkesës për të vizituar Meksikën të Ministrit të Jashtëm, pala meksikane i përgjigjet negativisht për shkak të angazhimeve të tjera të qeveritarëve vendas në periudhën e kërkuar. Po këtë vit, Shqipërinë e vizitoi një grup parlamentarësh meksikanë.

Në kuadrin e intensifikimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me vende të ndryshme të botës, më 1 Mars 1993, ish-Kryeministri Meksi, i dërgoi një letër presidentit të Meksikës ku i kërkonte të dërgonte një delegacion qeveritar për të parë mundësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Pala meksikane nuk iu përgjigj këtij propozimi.

Në Janar 1994, ambasadori i Meksikës në Shqipëri me rezidencë në Romë, Z. Delgato i paraqiti kredencialet Presidentit të Republikës. Me këtë rast ish-Presidenti Berisha ftoi në Shqipëri Ministrin e Punëve të Jashtme të Meksikës, si dhe Presidentin Salinas.

Z. Delgato premtoi mundësi në bashkëpunimin me Presidentin e korporatës meksikane të çimentos(e cila mban vendin e dytë në botë për nga madhësia), si dhe për të nënshkruar një marrëveshje tregtare midis të dy vendeve tona.

Në Nëntor 1994 vjen në Shqipëri për të paraqitur letrat kredenciale ambasadori i ri meksikan në Shqipëri, me rezidencë në Romë, Z. Palencia.

Në Gusht 1996, paraqiti letrat kredenciale në Meksiko, ish-ambasadori ynë në Uashington, Z. Lublin Dilja. Gjatë takimit me Presidentin e Meksikës Dr. Ernesto Zedillo Ponce de Leon, ky i fundit në përgjigje të ftesës së kortezisë të Presidentit Berisha, tha se do të mirëpriste një vizitë zyrtare të Presidentit shqiptar në Meksikë. Gjithashtu edhe Ministri i Jashtëm i Meksikës, Dr. Angel Gurria ra dakord për të vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 1997.

Me rastin e Festave tona Kombëtare, ambasadori meksikan Z. Mario Moya Palencia, vizitoi Shqipërinë në Nëntor 1998. Në takimin e parë që pati me ish-Ministrin e Jashtëm Milo, ambasadori Palencia shprehu dëshirën e palës meksikane për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjithashtu, në kuadrin e vizitës tur të ish- Ministrit Milo në Amerikën Latine, ai e cilësoi plotësisht të realizueshme edhe një vizitë në Meksikë.

Në vitin 2000, duke vijuar mbulimin tonë nga Uashingtoni, u akreditua në Shtetet e Bashkuara Meksikane ambasadori ynë atje, Z. Petrit Bushati.

Në Korrik 2001, ambasadori meksikan rezident në Romë, Rafael Tovary de Teresa, u akreditua në Tiranë pas paraqitjes së Letrave Kredenciale, ish-Presidentit Mejdani.

Në Maj 2003 ish-Ambasadori ynë në Uashington, Z. Fatos Tarifa, i paraqiti Letrat Kredenciale ish-Presidentit Vicente Fox Quesada.

Po ashtu gjatë vitit 2003, nga Presidenti dhe Ministri i Jashtëm i Meksikës, janë ftuar Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, për të marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga pala meksikane në bashkëpunim me OKB-në, siç ishin Forumi i 5-të Global “Novacioni dhe cilësia në qeverisje në shekullin e 21-të” (3-7 Nëntor 2003) dhe Konferenca Politike e Nivelit të Lartë kundër Korrupsionit (9-11 dhjetor 2003). Në të dy aktivitetet pala shqiptare nuk u përfaqësua.

Nga 18-23 Prill 2004, ish Kryeparlamentari Servet Pëllumbi, mori pjesë në Asamblenë e Unionit Ndërparlamentar që zhvilloi punimet në Mexico City. Me këtë rast ai u takua dhe me personalitete meksikane.

Meksika mbështeti kandidaturën e Shqipërisë në ECOSOC (Këshillin Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara), në Shtator 2004.

Në sesionin e 24-ët të Asamblesë së Organizatës Ndërkombëatre Detare (IMO), Dhjetor 2005, Shqipëria mbështeti kandidaturën e Meksikës (Kategoria C) Për Këshillin e kësaj organizate.

Gjatë viteve të funditmarrëdhëniet me Meksikën kanë patur karakter kortezie. Janë shkëmbyer mesazhe urimi me rastet e Festave Kombëtare dhe emërimet në detyrë.

Meksika, aktualisht e mbulon shqiperinë nga ambasada e saj ne Romë nëpërmjet e ambasadorit Miguel Ruiz Cabanas.

Etiketa: , , , ,

Rreth Meksikës

Postuar në 15 February 2013 nga Administrator

Shtetet e Bashkuara të Meksikës, që njihen zakonisht si Meksika, janë një republikë kushtetuese federale në Amerikën e Veriut. Meksika ka një sipërfaqe prej 2 milion km² duke qenë kështu vendi i pestë në kontinentin amerikan dhe i katërmbëdhjeti në botë për nga sipërfaqja.

Me një popullsi prej 111 milion banorësh Meksika renditet si vendi i 11-të në botë. Meksika është një shtet federal i përbërë nga 31 shtete dhe një Distrikt Federal, kreu i shtetit eshte Enrique Peña Nieto. Kryeqytet i Meksikës është Qyteti Meksiko.

Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me SHBA, Guatemalën dhe Belizën. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës.

Pjesa më veriore e vendit ka një klimë shumë të nxehtë dhe të thatë, sepse malet pengojnë erërat oqeanike. Në pjesën më të madhe të pllajës qendrore, klima tropikale zbutet nga lartësia. Mbi 2000 m lartësi klima është malore. Në zonat bregdetare dhe në Jukatan klima është tropikale, me temperatura të larta.

Ekonomia

Meksika është një vend i industrializuar dhe i pasur me burime natyrore. Është vendi i parë në botë për prodhimin e argjendit, zotëron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Është e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe përpunimi i naftës dhe bien në sy investimet të kapitaleve të huaja (sidomos ShBA), që tërhiqen nga krahu i lirë i punës. Meksika është e dyta ekonomi ne Amerikën Latine pas Brazilit, dhe e 12 në bote.

Demografia

Gjatë dyzet viteve të fundit vendi ka pësuar një rritje të madhe të popullsisë. Për shumë meksikanë e vetmja shpresë mbeti emigrimi drejt ShBA. Gjuha zyrtare është spanjishtja, që flitet nga rreth 90% e popullsisë ; janë të përhapura edhe gjuhë të ndryshme amerinde (nahua, maja, etj.) Feja më e përhapur është katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë.

Zonat më të populluara të Meksikës janë pllaja qendrore kufiri me SHBA. Qytetet kryesore janë Qyteti Meksiko, Guadalahara, Monterrej, etj.

Maja (200 deri ne 900)

Majat ishin nje nga civilizimet me te evoluara tee pokes pre-kolumbiane, e karakterizuar nga zhvillimi I qendrave te rendesishme ceremonial )simboli I te ciles eshte forma e piramides) Kane themeluar qytetin e Chichen Itza, nje nga qytetet me te rendesishme te meksikes parahispanike, dhe Palenque.

Turizmi

Turizmi eshte nje nga burimet kryesore te meksikes. Qeveria qendtrore dhe shtete e vecanta kane me gjithnje e me shme besim ne burimet ekonomike te gjenerauara nga vitiroet vendas dhe nderkombetare, edhe pse depozitat e naftes jane duke shteruar dhe eeshte gjithnje e me shume e veshtire dhe me ekushtueshme te kerkosh burime te reja ne thellesi me te medha. Shtet e reja si Quintana Roo jetojne ekskluzivisht vetem me turizem. Popullsia eshte e perbere nga emigrante qe vijne nga I gjithe vendi, dhe shume te huaj, midis te cileve, per shembull Pllaja e Karmenit, ku numerohen shume italiane.

Ambasadori meksikan

Postuar në 14 February 2013 nga Administrator

Etiketa: , ,

Ambasadori meksikan në Itali Izquerdo viziton “Ora News”

Postuar në 14 February 2013 nga Administrator

Në një ditë të veçantë për Shqipërinë e natyrisht edhe për RTV “Ora News” që ishtë tërësisht i mobilizuar për të pasqyruar minutë pas minute festimet, në ambjentet e televizionit ka mbërritur një mik i veçantë, Ambasdori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo .

I ndodhur në Shqipëri me ftesë të qeversë shqiptare për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, ambasadori Izquerdo nuk ka nguruar për asnjë çast, por i është përgjigjur po ashtu pozivisht edhe ftesës për të vizituar “Ora News”.

Ai është pritur nga presidenti i televizionit Ylli Ndroqi dhe drejtori i informacionit, Patrik Sadikaj dhe ka vizituar njëra pas tjetrës studiot e “Ora News”, investimet e reja por edhe ambjentet në të cilat ende vijon puna për të të sjellë teknologjinë më të fundit.

Nga studiot e radio Ora, në emisionin Tonight deri tek studio multifunksionale Natën vonw dhe Jamais Vu, ambasadori meksikan teksa nuk fshehte kureshtjen, vlerësonte investimet e pakursyera. Vlerësim që e përcolli edhe gjatë intervistës që pati në hapësirën e “Ora live”, ku natyrisht transmetimet vijonin të pandërprera për vitin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë.

“Jam i nderuar të jem këtu sot që jam ftuar nga qeveria shqiptare për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Këtë mëngjes isha në Vlorë dhe u takova me presidentin Nishani dhe me kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika. Jam i mahnituar nga atmosfera që mbizotëron në vend. Duke bërë rrugën nga Vlora në Tiranë shikoje njerëz të lumtur. Iu uroj të gjithë shqiptarëve edhe 100 vite të tjera. Nuk ka parë asnjëherë një organizim të tillë. Kam parë një investim të madh në “Ora News” dhe kjo tregon shpirtin e ri të shqiptarëve. Shqiptarët i meritojnë të gjitha” tha ambasadori.

Ambasadori uroi drejpërdrejt në “Ora News” të gjithë shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ndërsa e cilësoi si mbresëlënëse festimet e bëra në dy qytetet Vlorë dhe Tiranë.

Gjatë ditëve të fundit “Ora News” është kthyer në mikëpritësen e një sërë përfaqësuesish të lartë diplomatikë të cilët njëzëri kanë vlerësuar investimet në teknologji por veçanërisht përçimin e paanshëm të informacionit minutë pas minute.

Etiketa: , , , , ,

Hapet Konsullata e Meksikës në Shqipëri

Postuar në 14 February 2013 nga Administrator

Meksika dhe Shqipëria i kanë besuar lidhjen mes dy vendeve Ylli Ndroqit, duke e emëruar Konsull të Nderit të Meksikës në Tiranë. Prezantimi zyrtar i Zotit Ndroqi është bërë në një ceremoni të veçantë ku të pranishëm kanë qenë ambasadori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, Zv.kryeministri Edmond Haxhinasto, Zv. Ministri i punëve të jashmte, Selim Belortaja, kreu i opozitës Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta, ministra, deputetë, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ambasadorë, konsujt e nderit të akredituar në Shqipëri, ish presidenti Alfred Moisiu, Princi Leka, dhe personalitete të biznesit dhe medias në vend.

Zv. Minsitri i punëve të jashtme Selim Belortaja vlerësoi përzgjedhjen e z.Ndroqi për marrjen e kësaj detyre, duke çmuar kontributin e tij jo vetëm në media, por edhe biznes e sport. Ai tha se ende Shqipëria dhe Meksika nuk kanë ambasada përkatëse në të dyja vendet, por kanë një potencial mjaft të madh për të shfrytëzuar, duke pasur parasysh fuqinë e Meksikës si e 13-a në botë.

“Pavarësisht se jetojmë në një botë globale, ndryshimet gjeografike nuk përbëjnë më një problem, përkundrazi, vendet dhe shtetet kanë tendencën që të bashkohen, si popuj, në ekonomi dhe në çdo aspekt tjetër të jetës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në detyrën e tij, për ti shërbyer njerëzve dhe biznesit. Detyra e tij bëhet akoma dhe më e sukseshme n.q.s. ai nuk heziton të ndihmojë qytetarët e të dyja vendeve. Qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet publike shtetërore, jemi të gatshëm për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në misionin e tij. Një pikë e shënuar ka qënë dhe nënshkrimi i dy memorandumeve të rëndësishme nga zoti Haxhinasto kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtëme në Meksikë dhe vizita e Sekretarit të Punëve të Jashtëme të Meksikës në Shqipëri, e cila shpresojmë të ndodhë shumë shpejtë. Propozimi i qeverisë shqiptare për liberalizimin e vizave me Meksikën, është mirëpritur nga autoritetet Meksikane dhe ky do të ishte një hap përpara në afrimin e popujve në fushën tregtare, kulturore, të turizmit etj. Inagurimi i një Konsullate Nderi në një vend, është gjithmonë një gjë shumë e rëndësishme, por ajo çka është më e rëndësishme është që këtë detyrë tja besosh njeriut të duhur. Sot inagurohet zyrtarisht hapja e Konsullatës, dhe kemi zgjedhur pikërisht personin e duhur, me kapacitetet e duhura për këtë detyrë dhe i uroj z. Ylli Ndroqi suksese si Konsull Nderi i Meksikës” e ka përfunduar fjalën e tij z. Belortaja.

Ambasadori i meksikës në itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo u ndal në miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Mekrikës dhe në kontributin që zipas tij z. Ndroqi do japë për forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
“Sonte është një mbrëmje feste ku ne festojmë miqësinë e dy vendeve tona, e dy qytetërimeve shumë të lashta, e qytetërimit shqiptar dhe të atij meksikan, dy vende me një histori të lashtë dhe me vlera të forta. Të dy popujt tanë, edhe meksikanët edhe shqiptarët janë nga ata popuj që besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja, dhe kjo na bën të kemi besim se do të kemi një të ardhme më të ndritur, një të ardhme më të mirë. Unë jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu për të dorëzuar zyrtarisht emërimin e z. Ylli Ndroqi, si Konsull Nderi i Meksikës në Shqipëri, dhe besoj se ky do të jetë një simbol që i jep shpresë miqësisë midis Meksikës dhe Shqipërisë. Ne festojmë me gëzim, ne festojmë me muzikë, ne festojmë me ushqim, këto janë tre elementë shumë të rëndësishëm të kulturës sonë. Shumë shpejt do të dëgjoni edhe muzikën tipike meksikane “Mariaçi” është shprehur ambasadori.

Z. Ndroqi falenderoi qeverinë shqiptare dhe atë meksikane që i besuan përmbyushjen e këtij misioni dhe u angazhua për të promovuar dhe forcuar edhe më tej raportet bilaterale
“Mirëmbrëma të gjithëve. I nderuar z. zëvendëskryeministër i Shqipërisë z. Haxhinasto, të nderuar shkëlqesi, ambasadorë, ministra, deputetë, pjesëmarrës, zonja dhe zotërinjë, i nderuar miku ambasadori i Meksikës, i nderuar zëvendësministër i Punëve të Jashtme z. Selim Belortaja, jam i lumtur sot që ndodhem mes jush dhe që do tju përfaqësoj si konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës këtu në Tiranë. Afrimi mes Meksikës dhe Shqipërisë, do të bëhet akoma më i këndëshëm duke promovuar vlera kulturore, vlera turistike, të biznesit dhe të politikës midis Shqipërisë dhe Meksikës. Ju falenderoj të gjithëve, falenderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qeverinë Shqiptare, Qeverinë Meksikane, që më kanë besuar të drejtojë këtë konsullatë këtu në Shqipëri dhe u premtojë atyre se do të bëjë më të mirën që kjo Konsullatë të afrohet shumë shpejtë me integrimin Shqipëri-Meksikë. Duke ju falenderuar të gjithëve ju ftoj të festojmë sëbashku. Rroftë Shqipëria, Viva Meksika” është shprehur zoti Ylli Ndroqi.

Emrat të njohur të politikës dhe diplomacisë kanë vlerësuar emërimin e z.Ylli Ndroqi si konsull nderi të shteteve të bashkuara të Meksikës në Tiranë.

Suksesi i z.Ndroqi në media e biznes, sipas tyre, është një garanci edhe në përmbushjen me sukses të detyrës së tij të re.

Ambjentet e Hotel “Sheraton”, ishin shndërruar krejtësisht duke marrë motive meksikane, me dekoracione si kaktusi, simbol i Meksikës, me flamuj meksikanë të kudogjendur, tingujt e mariaçit dhe me stafin e shërbimit me veshjet karakteristike të kulturës latine.

E në të njëjtën kohë që në hotel “Sheraton” zhvillohej ceremonia e prezantimit të z.Ylli Ndroqi , nisi të funkiononte edhe websaiti i konsullatës në adresën www. mexico.al, një portal i cili do të lehtësojë komunikimin me konsulltën e do u japë përgjigje shqetësimeve të tyre.

Ashtu siç e dëshmoi edhe një dokumentar që të ftuarit patën mudësi ta ndiqnin në nisje të ceremonisë, Shqipëria dhe Meksika kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh dy palëshe.

Marrëdhëniet diploamtike mes dy vendeve u vendosën në 1974 dhe në dhjetor të 1975 u hap ambasada e Shqipërisë në Meksikë.

Dyert e ambasadës shqiptare u mbyllën në 1991, ndërsa ambasada e Meksikës në Tiranë u mbyll në 1979 për çështje ekonomiko-financiare.

Rihapja e ambasadave respektive, dhe lobimi për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve shënojnë dy nga sfidat më madhore që pasojnë hapjen e kësaj konsullate në Tiranë.