Arkiva | May, 2013

Konsulli i nderit të Meksikës takime në Romë

Postuar në 27 May 2013 nga Administrator

Etiketa: , , , , ,

Konsulli i nderit të Meksikës takime në Romë

Postuar në 27 May 2013 nga Administrator

Shqipëria dhe Meksika vetëm pak kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve ndjehen gjithnjë e më afër. Hapja e konsullatës në Tiranë ishte hapi i parë i harmonizimit të bashkëpunimit dypalësh që u finalizua edhe me forumin ekonomik që ngjalli interes të madh nga të dy palët e biznesit.

Pas suksesit të këtij formumi në Tiranë, pa kaluar edhe 10 ditë nga ky eveniment ambasada e Shteteve të Bashkuara të Meksikës tregon interes direkt dhe fton menjëherë në Romë konsullin e nderit Ylli Ndroqi për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në vizitën zytare të Konsullit të nderit zotit Ylli Ndroqi në ambasadën e SHBM në Itali që mbulon dhe vendin tonë themel i bisedave me diplomatët e këtij vendi kanë qënë biznesi dhe turizmi.
Zoti Ndroqi u prit fillimisht nga konsulli I Meksikës në Romë Luis Alva Fernando, i cili mbi të gjitha vlerësoi nismat e marra nga konsulli Ndroqi dhe veçanërisht organizimin e forumit të biznesit në kryeqytetin shqiptar.

Në takimin e parë me konsullin Fernando, ishte dhe Atasheja kulturore Maria Tereza Ceron Velez e cila shpalosi interesin kulturor të Meksikës për vendin tonë dhe anasjelltas si dy vende me pasuri të jashtëzakonëshme në këtë fushë.

Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme që synojnë të afrojnë më shumë Meksikën dhe Shqipërinë jo vetëm në frymën e biznesit por edhe në frymën e kulturës e turizmit.

Në takimin zyrtar me ambasadorin Miguel Ruiz Kabanas, Zoti Ndroqi mori vlerësime nga qeverria meksikane për kosnolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ambasadori Kabanas e konsideroi si shumë të rëndësishëm organizimin e fundit të Konsullatës meksikane në vendin tonë për biznesin dhe vlerësoi interesin e dhomës së tregtisë dhe iondustrisë së Shqipërisë për të kërkuar hapsira tregu në biznesin meksikan.

Pikërisht në këtë frymë, zoti Ndroqi i kërkoi Ambasadorit Kabanas që të shikohet mundësia e lehtësimit të procedurave për vizë të bizneseve shqiptare gjatë sezonit ruristik si një mundësi e mirë për të shijuar më shumë Meksikën por edhe për të ndërtuar mardhënie me biznesin meksikan gjatë kësaj periudhe.

Për këtë qëllim në takim, ambasadori Kabanas ftoi edhe zv.drejtoreshën për turizmin Sarina Alvarez e cila mori kërkesën për ta përcjellë atë në ministrinë e jashtme të SHB Meksikës.

Në takim u diskutuan edhe shumë ceshtje të tjera të mardhënieve mes dy vendeve tashmë në një frymë të jashtëzakonëshme miqësore. Në fund të takimit, surpriza ishte e dy anëshme. Qoftë konsulli i nderit Ylli Ndroqi, qoftë edhe ambasadori Kabanas në mënyrë krejt rastësore kishin zgjedhur si dhuratë për njëri-tjetrin albume fotografike të bukurive natyrore të Shqipërisë dhe Meksikës.

Ky takim tashmë i hap rrugë mundësive të reja të bashkëpunimit dhe forcon mardhëniet e nisura vetëm pak muaj më parë por që mesa duket do të kenë një rrugë të gjatë e të frytëshme që do të ndikojnë tek biznesi dhe sidomos tek dashamirësit e turizmit në të dy vendet.

Etiketa: , , , , ,

Delegacioni ekonomik meksikan takim me zyrtarë

Postuar në 17 May 2013 nga Administrator

Këshilltari për çështjet ekonomike i Shteteve të Bashkura të Meksikës në Romë Elzar Navaro dhe ai i Milanos Oscar Camacho gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë vijuan me takimet për parë më konkretisht bashkëpunimin tregëtar mes dy vendeve.

Gjatë takimit me kreun e dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jakaj u vu theksi tek shkëmbimet tregëtare mes vendeve për eksport dhe import të prodhimeve. Në rastin konkret këshilltarët meksikanë thanë se vendi i tyre njihet për eksportin e pijeve dhe frutave ekzotike ndërsa me interes për Shqipërinë është parë eksporti i veshjeve apo prodhimeve bujqësore.

Më pas Camacho dhe Navoro zhvilluan një takim me konsullin e nderit të Meksikës Z. Ylli Ndroqi. z. Ndroqi vuri theksin tek bashkëpunimi më konkret mes shteteve tashmë përveç selive diplomatike edhe në rrugë tregëtare ndërsa u prezantoi këshilltarëve meksikan resurset turistike të vendit. Festa është e hapur publikisht, u shpreh Z. Ndroqi, për të investuar në turizëm, kryesisht në bregdet.

Nga pala shqiptare u kërkua që duke respektuar të gjitha ligjet e Meksikës, të krijohen mundësi e qytetarëve shqiptar të lëvizin lirshëm drejt këtyre shteteve për të njohur nga afër pasuritë turistike.

Ecurinë e biznesve dhe sektorët më të rëndësishëm ku kërkohet investim, këshilltarët për çështjet ekonomike të Meksikës i njohën në Agjensia shqiptare për investime të huaja ku drejtoresha e këtij institucioni bërë dhe një prezantim të investimeve të biznesve të huaja në vend duke qëndruar në faktin se Shqipëria është një partnere e sigurt e investitorëve.

Të shoqëruar në konsulli i nderit të Meksikës në Shqipëri, këshilltarët u takuan me ministrinë e Ekonomiksë dhe Energjitikës Florion Mima.

Z. Mima u shpreh se qeveria po bënë gjithçka për ruajtur qëndrueshmërinë e investimeve në vend pavarësisht situatës financiare në botë. Në fund të takimeve palët ranë dakort se forume të tilla të bisnesve mes dy vendeve të kthehen një një traditë me qëllim që investimet të jenë të prekshme. Kjo do të realizohet si me tryeza të përbashkëta diskutimi por dhe me panaire në të dy vendet.

Forumi Ekonomik Konsullata e Meksikes

Postuar në 15 May 2013 nga Administrator

Etiketa: , , , , ,

Forumi Ekonomik Shqipëri – Meksikë

Postuar në 15 May 2013 nga Administrator

Hapja e konsullatës në Tiranë pak muaj më parë ka filluar të japë efektet e para për të afruar sa më pranë Shqipërinë me Meksikën. Dhe përvec mardhënieve diplomatike, sektori i parë I interesuar për një bashkëpunim është gjithmonë biznesi. Në këtë frymë, konsulli i nderit të SHB të Meksikës në Tiranë Ylli Ndroqi I ka dhënë mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet forumit të parë ekonomik mes dy vendeve.

“Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksIkan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë. Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan” theksoi konsulli i nderit Ylli Ndroqi.

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka e vlerësoi potencialisht të shkëlqyer mundësinë që konsullta i ka dhënë bizneseve për të bashkëpunuar.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në rradhë të parë do të doja atë identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregëtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë.

Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare” theksoi Jaka.

Këshilltar i cështjeve ekonomike i amabasadës të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë Elezar Navaro si dhe këshilltari ekonomik i ambasadës meksikane me seli në Romë u shpreh entuzuiast për këtë bashkëpunim të munguar ku konusllta e hapur në Shqipëri tashmë krijon këtë urë komunikimi.

“Ne kemi ndjekur zhvillimin e Shqipërisë dhe jam i kënaqur për arritjen e vendit tuaj. Kemi një përfaqësues shumë të mirë në të Tiranë konsullin e nderit zotin Ylli Ndroqi dhe jemi shumë të kënaqur” theksoi Navarro.

“Pas krizës që pësuam, ekonomia jonë po ecën në rrugën e duhur dhe kemi financa të shëndetshme. Meksika është ndër vendet më të hapura me botën. Jemi vendi i dytë më i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe vendi vendi i 16-të në botë si eksportues si dhe vendi i 12-të i eksportimit të naftës. Qeveria meksikane synon ta bëjë vendin sa më konkurues ndaj po vazhdojnë reformat. Presidenti i Meksikës vazhdon reformat që ta bëjë ekonominë e vendit sa më konkuruese” tha më tej ai.

Këshilltarët meksikanë i prenantuan binzesmnëve shqipëtarë Meksikën, turizimin dhe marrëdhëniet tregëtare në botë. Tashmë me hapjen e konsulatës dhe intesfiikimin e forumave të kësaj natyre shqipëria dhe meksika pavarëishtë distancës gjeografike janë më afër se kurrë në marrëdhniet e tyre diplomatike dhe tregëtare.

Cinco de Mayo dhe Beteja e Pueblas, Meksikë

Postuar në 08 May 2013 nga Administrator

Cinco de Mayo përkthehet fjalë për fjalë “Pesë Maj” dhe është një festë kushtuar fitores meksikane mbi ushtrinë franceze në 5 Maj të 1862-it në Puebla, në lindje të Meksiko Siti.

Qyteti i Pueblas mban çdo vit festime të mëdha në përvjetorin e kësaj beteje. Megjithatë, 5 Maji në Meksikë 5 Maji nuk është një nga festat më të rëndësishme.

5-may

Përvjetori i kësaj ngjarjeje festohet jo vetëm në Meksikë por edhe në shumë komunitete amerikane me popullsi të mëdha amerikano-meksikane, veçanërisht në jug-perëndim, në shtetet e Teksasit, Arizonës dhe Kalifornisë jugore. Organizimet përfshijnë parada, fjalime patriotike, ndeshje me dema, barbekju dhe konkurse bukurie. Rruga Olvera në Los Anxheles njihet si organizatorja më e veçantë për festimet e Cinco de Mayo. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cinco de Mayo është kthyer në festën më të rëndësishme amerikano-meksikane. Përgjatë gjithë jugperëndimit dhe në pjesë të tjera të SH.B.A-së ka festime të ndryshme nga njëra-tjetra, si parade, performance të muzikës mariachi dhe shfaqje të kërcimeve meksikane.

Historia

foto1

Beteja e zhvilluar në 5 Maj në fakt ishte pjesë e një konflikti më të gjatë e quajtur edhe si Ndërhyrja Franceze, e cila zgjati prej 1862 deri në 1867. Ushtria franceze zaptoi Meksikën dhe luftoi me qeverinë republikane të presidentit Benito Juarez.

Perandori francez Napoleoni III e shihte Francën si mbrojtësen e njerëzve latinë dhe kishte ambicie të kthente Meksikën si mburojën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Franca pushtoi Meksikën gjatë luftës civile të SH.B.A-së, e cila e kishte dëmtuar shumë ushtrinë e saj. Pjesë e planit të perandorit francez ishte lidhja e saj me Konfederatën duke bërë kështu SHBA-në të pafuqishme për neutralizimin e strategjisë franceze.

Në 5 Maj 1862, në very të qytetit të Pueblas, ushtria franceze nën udhëheqjen e gjeneralit Çarls de Lorensez luftoi ushtrinë meksikane, kjo e fundit nën komandën e gjeneralit Ignasio Zaragoza.

Për këtë betejë kanë lindur shumë legjenda, njëra thotë se ushtria meksikane ishte vetëm me fshatarë të fortë të pajisur me hanxharë të cilët mposhtën një forcë disa herë më të madhe pushtuese. Histori të tjera tregojnë se si francezët penguin të gjithë nga një hendek për dhentë.

Ushtria meksikane e vitit 1862 ishte e pajisur me stil ushtarak të shekullit të 19-të. Në Puebla, Zaragoza kishte nën komandën e ti këmbësori, artileri dhe kalorësi të zakonshme. Gjithashtu, trupat meksikane ishin veteran me eksperiencë nga lufta e fundit “Lufta e Reformës” (1857-1861).

Është e vërtetë që ushtria franceze e tejkalonte në shifra atë meksikane, por jo shumë. Francezët kishin 6 040 trupa ndërsa ushtria meksikane kishte 4 500 ushtarë dhe shumë vullnetarë.

Ushtria meksikane ishte mbi kodra ndërsa ajo franceze duhej të ngjitej për të luftuar, jo një pozicion i favorshëm. Çdo ushtri kishte numër të barabartë topash.

Meksika e fitoi betejën duke i dërguar një raport të drejtpërdrejtë presidentit Juarez : “Ushtria nacional është kredhur në lavdi.” Gjenerali i ri vdiq vetëm 4 muaj më vonë duke e humbur luftën me ethet e tifos në Shtator 1962.

Beteja e Pueblas ka qënë një nga krenaritë e Meksikës dhe është ende beteja më e famshme se gjithë të tjerat.

pledge

1 Maji, festime në Meksikë

Postuar në 01 May 2013 nga Administrator

1 Maji që njihet si dita ndërkombëtare e punës është kujtuar përmes festimeve dhe protestave edhe në Meksikë.

Ashtu si në çdo vend tjetër të botës kjo ditë i kushtohet punës dhe në fokus ka sindikatat e punës që organizojnë protesta për të drejtat e punëtorëve.

Megjithëse 1 Maji nuk është ditë zyrtare pushimi, në Meksikë nuk ofrohet asnjë shërbim për qytetarët nga zyrat dhe administrata shtetërore por edhe në sipërmarrjet private.

Në këtë ditë kur kudo protestohet, edhe sindikata të ndryshme në meksikë kanë dalë nëpër rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore, duke i fokusuar kërkesat e tyre në të drejtat e punëtorëve.

Në këto protetsta sindikalistët shprehin përmes pankartave në duar pakënaqësitë që hasin punonjësit por edhe problemet ligjore me të cialt përballen në punën e tyre në sipërmarrjet publike e private në këtë vend.

Në mënyrë specifike këto sindikata bashkohen për të protestuar në mënyrë specifike per përfitime më të mira shëndetësore, trajtim më të mirë, etj. Në këtë ditë që u kushtohet tërësisht të drejtave të punëtorëve në konsullatën Mekiskane në tiranë është valëvitur flamuri meksikan.