Arkiva | June, 2013

Nevoja për të intesifikuar marrëdhëniet ekonomike me Spanjën

Postuar në 27 June 2013 nga Administrator

Rritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe zgjerimi i marrdhënieve ekonomike mes dy vendeve ka qënë tema e një aktiviteti të zhvilluar në Ambasadën e Spanjës në Tiranë. Ambasadori i Spanjës në vendin tonë, Rafael Tormo Pérez tha në fjalën e tij se si dy vende me kulturë mesdhetare dhe dashamirës të një tradite të mirë të kulinarisë, Shqipëria dhe Spanja, ekonomia e 4 e Eurozonës duhet patjetër të shkojnë drejt intensifikimit të marrdhënieve tregtare.

“Arsyeja e këtij takimi ka për qëllim shijimin e produkteve tipike spanjolle, me qëllim final të bëjmë të njohur disa nga pasuritë gastronomike të vendit tonë. Qëllim final është zgjerimi i marrëdhënieve tregtare mes Shqiperisë dhe Spanjës ne sektorin agro-ushqimor” tha Perez.

Ambasadori spanjoll nuk harroi gjatë fjalës së tij t’i referohej edhe situatës paszgjedhore dhe të garantojë mbështetjen e Spanjës për aspirtatën e vendit tonë për tu integruar në BE.

“Së pari dua të ngre një dolli për shpresën e një të ardhmeje tregtare mes dy vendeve. Së dyti në një atmosferë pas zgjedhjeve, me zgjedhje të pastra , të lira do të keni mbështetjen dhe bashkpunimin e Spanjës për ta parë veten në familjen europiane” tha perez.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga ambasada e spanjës në Tiranë ka qënë edhe konsulli i nderit Meksikës në Tiranë zoti Ylli NDroqi, përfaqësues të disa prej kompanive më të suksesshme spanjolle që operojnë në disa vende të botës si dhe biznesmenë shqiptare. Të pranishmit në fund të aktivitetit kanë pasur mundesinë të shijojnë ushqimet spanjolle por edhe shampanjën e verën e këtij vendi.

Marrëdhëniet ekonomike me Spanjen

Postuar në 27 June 2013 nga Administrator

Mbledhje diplomatike pas zgjedhjeve

Postuar në 23 June 2013 nga Administrator

Dita kombëtare e Marinës

Postuar në 01 June 2013 nga Administrator

diamarina 1 Qershori i vitit 1917-të shënon organizmin e parë që përfundoi si ditë festimi për Marinën e Meksikës.

Historia e Meksikës e ka treguar rëndësinë për të qenë në gjendje për të patrulluar dhe mbrojtur brigjet e shtetit për t’i bërë pritë pushtimeve.

Në këtë ditë për herë të parë një anije tregtare, 100% meksikane, lundroi për në portin e Verakruzit. “Tabaskoja” kishte një ekip të tërin të lindur në Meksikë dhe ishte nën komandën e Kapitenit të Lartë Detar Rafael Izaguirre Castañares.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhën dy ngjarje të rëndësishme . Në 13 dhe në 20 Maj, 1942, naftëmbajtëset meksikane Potrero del Llano dhe Faja de Oro u mbytën nga nëndetëset gjermane të udhëhequra nga Kapiteni Hermann Rasch. Ai mendonte se të gjitha anijet tregtare në zonë ishin të lidhura me armikun. Meksika nuk ishte përfshirë ende në luftë dhe anijet e saj ishin të paarmatosura dhe jo në gjendje për të mbrojtur veten. Këto incidente shtynë shtetin meksikan për të hyrë në luftën kundër Gjermanisë.

Vit pas viti, u jepen homazhe ekuipazhit të dy anijeve të mbytura.

Marina Meksikane, me mbështetjen e ish presidentit Fox, ka ndjekur një rrugëtim të gjatë drejt modernizimit. Motoja e saj është : “Mbi tokë, në ajër dhe mbi det”.

Marina Nacionale

Qëllimi i tyre kryesor është të monitorojnë dhe të parandalojnë të gjitha përpjekjet e ndonjë pushtimi të huaj. Ato gjithashtu ndalojnë varkat e peshkimit për të gjuajtur speciet jetësore për komercializimin e shtetit, si edhe kanë për detyrë të monitorojnë integritetin dhe autonominë e territorit nacional.

Marina ndahet në dy zona : Marina Tregtare dhe Marina Ushtarake.

Marina Tregtare

Është e dedikuar për tregtinë, duke përfshirë anijet e pasagjerëve dhe të transportit të mallrave. Është shumë e rëndësishme për ekonominë nacionale dhe operon për të mbajtur në fuqi paktet ndërkombëtare.