Arkiva | July, 2013

Konsulli i nderit vijon takimet në Meksikë

Postuar në 31 July 2013 nga Administrator

Konsulli Ylli Ndroqi vizitë në Meksiko City, pritet nga zyrtarët e lartë

Postuar në 31 July 2013 nga Administrator

Konsulli i nderit të Meksikës, z.Ylli Ndroqi, ka vijuar ditën e sotme axhendën e tij të takimeve të nivelit të lartë në Meksikë.

Z. Nroqi në orën 10:00 me orën e Meksikës që i korrespondon orës 17:00 me orën tonë, ka zhvilluar një takim me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.
Gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre, u vu theksi tek promovimi ekonomik i Meksikës dhe Shqipërisë, tek shkëmbimet tregëtare mes vendeve për eksport dhe import të prodhimeve.

konsulli_1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në rastin konkret, Aguirre ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën, duke u shprehur se kjo do të lehtësojë në mënyrë të shpejtë edhe lëvizjen për biznesmenët shqiptarë, të cilët do të pajisen me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë.

Aguire ka falenderuar zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri dhe ka kërkuar nga Ambasada jonë në Washington edhe ofrimin e një Konsulli nderi në Meksikë, për të koordinuar më shumë punën mes dy vendeve.

“Falenderoj qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën. Do të lehtësojmë në mënyrë të shpejtë lëvizjen për biznesmenët shqiptarë. Biznesmenët shqiptarë do ti pajisim me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë. Falenderoj zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri. Ambasada juaj në Washington, duhet të na ofrojë një Konsull Nderi në Meksikë. Jemi të informuar për punën tuaj si Konsull në Shqipëri nga Ambasada jonë në Romë, dhe veçanërisht nga ambasadori ynë, Cabanas”, u shpreh Drejtorja e Përgjithëshme e Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.

konsuli_2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Axhenda e takimeve të Konsullit Ylli Ndroqi në Meksikë për ditën e sotme do të vazhdojë më një takim me z.Tomas Lopes, Drejtor për Ekonominë për Evropën i Meksikës.
Një ditë më parë Konsulli i nderit, Ylli Ndroqi, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Jashtëm i Meksikës, Antonio Meade.

Në takimin e Konsullit të nderit, zotit Ylli Ndroqi me Ministrin e jashtëm të Meksikës, themel i bisedave ka qënë biznesi dhe turizmi.

Në këtë takim, Ministri i Jashtëm, Antonio Meade ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën si dhe Konsullin Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe promovimin e Meksikës dhe mbështetjen që u jep qytetarëve meksikanë në Shqipëri.

Zoti Ndroqi mori vlerësime nga Ministri i Jashtëm meksikan për konsolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.
Axhenda e takimeve të z. Ndroqi do të vazhdojë me një takim me Ministrin e Turizmit dhe më pas me Ministrin e Biznesit të Meksikës. Z. Ndroqi do të takohet gjithashtu dhe me pronarin e “TV Azteca”, televizionit më të madh të Meksikës.

Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri z. Ylli Ndroqi do të zhvillojë një takim me biznesmenë meksikanë në kuadër të një tryeze biznesi.

Konsulli i Nderit takime në Meksikë

Postuar në 30 July 2013 nga Administrator

Konsulli i nderit i ftuar në pritjen e OSBE

Postuar në 27 July 2013 nga Administrator

237 vjetori i pavarësisë së SHBA

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çdo 4 korrik prej 237 vjet po festohet Dita e Pavarësisë, datë kur më 1776 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

Festa e Pavarësisë tradicionalisht festohet me ndezje fishekziaresh, me parada në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha, si dhe me koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike e pikniqe. Por, shumica e amerikanëve e feston ditën e pavarësisë me darka familjare.

Qyteti më i shënuar dhe më i vizituar të paktën në aspektin historik, mbetet Philadelphia në shtetin Pennsylvania, që njihet si vendlindja e SHBA, ku baballarët e kombit u takuan për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë.Parada kryesore mbahet në Washington, ku tradicionalisht parakalojnë veteranët dhe bandat muzikore prej 50 shteteve nga mbarë vendi.

Në përvjetorin e pavarësisë përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqeruajtëse amerikane në Kosovë që me përkushtimin e sakrificën e tyre prej 14 vjetësh i shërbejnë paqes. Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve.

Kështu Ambasada e Amerikës në Tiranë ka organiziuar një pritje të madhe me të ftuar të shumtë të trupit diplomatik në Shqipëri, ndër të cilëve edhe konsulli i nderit i meksikws Ylli Ndroqi

Konsulli Ndroqi i ftuar në pritjen e përvjetorit të SHBA

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Konsulli Ndroqi i ftuar në ekspozitën Kroate

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Shqipëria dhe Kroacia nga Ajri

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, u çel një ekspozitë fotografike, e titulluar “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”. Artisti kroat Nenad Rebershak, në bashkëpunim me artistin shqiptar të fotografive nga ajri Alket Islamin, shpalosën fotot e zonave më të bukura të Kroacisë dhe Shqipërisë të kapura gjatë fluturimeve të tyre.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin edhe personalitete të njohura si Ambasadorë të akredituar në vendin tonë,mes të cilëve edhe ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE Ettore Sequi, Ministri i Kulturës Visar Zhiti, dhe Ambasadori kroat Stipetic, i cili çeli dhe ekspozitën.

Presidenti i televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqi ishte gjithashtu i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij dhe po shijonte fotografitë mahnitëse të rivierës dhe zonave malore shqiptare si të gjithë personalitetet e tjera të pranishme në event.

Konsulli ndroqi i ftuar në Ambasadën Egjiptiane

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Etiketa: ,

Ambasada e Egjiptit feston festën Kombëtare

Postuar në 16 July 2013 nga Administrator

Ndërsa në Kajro rrëzohej presidenti, në Tiranë Ambasada e Egjiptit ka organizuar një pritje për nder të festës kombëtare.

Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë një sërë personalitetesh duke filluar nga politikanë njerëz të medias si dhe një sërë diplomatësh të vendeve të tjera në Shqipëri midis të cilëve edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu si edhe konsulli i nderit të Meksikës Ylli Ndroqi.

Festa kombëtare e Egjiptit është në 23 korrik por për shkak të muajit të agjërimit ambasada egjiptiane e ka organizuar këtë aktivitet më parë.

23 korriku 1952 njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit pasi me anë të një grushti ushtarak u detyrua që të largohej mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.

Në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar këtë datëu nderuan himnet përkatëse si dhe u pre torta e cila simbolizonte vazhdimin e miqësisë midis dy vendeve tona.