Arkiva | November, 2013

Përvjetori i fillimit të Revoulcionit Meksikan.

Postuar në 20 November 2013 nga Administrator

Revolucioni Meksikan është lëvizja që filloi në 1910-ën për t’i dhënë fund diktaturës të Porfirio Dìaz i cili zyrtarisht pati kulminacion me dekretimin e Kushtetutës të Re Politike të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në 1917-ën.

Nën komandën e Françisko I. Madero, në pika të ndryshme të Republikës ngritën armët nën thirrjen “Demokraci e vërtetë, nuk ka rizgjedhje!”. Gjithashtu, kombi kërkonte, përveçse të drejtave civile dhe politike, principet themelore demokratike dhe sociale si : barazi, drejtësi, përfaqësi dhe liri.

Revolucioni Meksikan shtroi kështu rrugën për ndërtimin e një kombi shoqëror demokratik.

Në ora gjashtë të pasdites të së dielës të 20 Nëntorit 1910, sipas urdhrave të forcave të Françisko I. Madero në Planin e Shën Luigjit, disa grupe ngritën armët kundër regjimit të Porfirio Dìaz-it.

Edhe pse ishin të izoluar, në javët në vazhdim po shfaqeshin kryengritje që bëheshin më të shumta dhe më të forta. Madero e pa që thirrja e tij ishte e sukseshme dhe pak e nga pak, njerëzit filluan të ecnin në rrugën e demokracisë dhe drejtësisë.

04-PRESIDENCIA-_DAR1748-g-camacho-g-

06-PRESIDENCIA-JCML6871_JUAN-CARLOS-MORALES

10-PRESIDENCIA-_CM_7040_JUAN-CARLOS-MORALES

36-PRESIDENCIA-JCML7213_JUAN-CARLOS-MORALES

39-PRESIDENCIA-ariel-gtyzIMG_1985-626x1024

Bektashinjtë kremtojnë ditën e Ashures

Postuar në 16 November 2013 nga Administrator

Pritje në Ambasadën Turke

Postuar në 03 November 2013 nga Administrator

Festa Kombëtare e Turqisë, Ambasada në Tiranë pritje për 90-vjetorin

Postuar në 03 November 2013 nga Administrator

Kombi turk është në festë, celebron 90-vjetorin e shpalljes Republikë. Plot 90 vjet më parë më 29 Tetor të vitit 1923 Mustafa Ataturk në Kuvendin e Madh të Popullit Turk shpalli “Republikën e Turqisë.

Në këtë ditë jo vetëm në Turqi por edhe përfaqësitë diplomatike të jashtme të saj jetohet gëzimi dhe entuziazmi i “Republikës”.

Kolanës së festimeve iu bashkua edhe ambasada e Turqisë në Tiranë, e cila organzoi një pritje të veçantë ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të Shqipërisë.

Për një ditë politika i la pas përkatësitë partiake. Pasi në të njëjtën tryezë, urime ambasadorit turk i përcolli Presidenti i Repubulikës Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha. Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, zoti .Ylli Ndroqi.
Ambasadori turk në Tiranë, Hasan Asan çmoi këtë ditë të veçantë për popullin turk, por edhe nderimin që i bënë kësaj feste figurat më të larta të shtetit shqiptar.

Për të trokitur gotat në këtë ceremoni të veçatë ishin ministra, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të medias, të komuniteteve fetare dhe emra të tjerë të njohur.

Festa e Republikës përbën për popullin turk një feste kur ai shpëton nga eliminimi si komb dhe një feste kur ai bëhet sovran i tokave ku jeton.