Arkiva | January, 2014

Përvjetori i ditëlindjes së Ignacio Allende, 1779

Postuar në 21 January 2014 nga Administrator

Përshkrimi: Pavarësia e Meksikës: Biografia e Ignacio Allende
Ignacio Allende është një revolucionist meksikan. Allende lindi në një familje të kamur Creole në qytetin e San Miguel el Grande (qyteti tani quhet San Miguel de Allende në nder të tij). Në rininë e tij, Allende pati një jetë plot privilegje dhe iu bashkua ushtrisë në të njëzetat. Në vitin 1808 ai u kthye në San Migel, ku ai ku ai u vu në krye të një regjimenti mbretëror kalorësie. Ai ka qenë kapiten në ushtrinë ku mori pjesë në lëvizjen kundër dominimit spanjoll. Ai luajti një rol të rëndësishëm në revolucion dhe pas mundjes së famshme në Urën Calderon (Jan. 17, 1811), ai u bë kryekomandant i forcave ushtarake. Marrja e pushtetit bëri që Miguel Hidalgo y Costilla, me të cilin ishte grindur, të kishte shumë pak pushtet në duar. Revolucionistët shpresonin të arrinin në Shtetet e Bashkuara por një tradhëti nga një nga liderët solli arrestimin e tij nga forcat mbretërore. Allende u qëllua në Chihuahua.
Konspiracionet:
Ka patur prova që Allende ishte pjesë e një konspiracioni të fshehtë në Valladolid në vitin 1809, por ai nuk u dënua për këtë. Në vitet 1810 ai u përfshi në një tjetër konspiracion, i drejtuar nga Kryebashkiaku i Querétaro Miguel Domínguez dhe gruaja e tij. Allende cilësohej si një lider me vlerë për shkak të trajnimeve, kontakteve dhe karizmës së tij.
El Grito de Dolores:
Konspiratorët porositën në mënyrë secrete armë dhe kishin kontakte me oficerë ushtarakë me influencë. Në Shtator të vitit 1810, ata u njoftuan se konspiracioni i tyre ishte zbuluar dhepër anëtarët ishin lëshuar mandate arresti. Ignacio Maria de Allende, një nga liderët e Luftës së Pavarësisë kundër sundimit spanjoll, bashkë me Juan Aldama dhe Miguel Hidalgo, i cili ky i fundit kishte lëshuar këmbanat e kishës dhe dha fjalimin e tij legjendar “Grito de Dolores” me të cilin ai i nxiti të varfërit e Meksikës për të marrë armët kundër shtypësve të tyre spanjolle, ndërmorën një sulm kundër spanjollëve në mëngjesin e 16 Shtatorit 1810 në Dolores, Guanajuato, dhe pas disa përleshjeve, triumfalisht ata arritën në Monte de las Cruces, ku u zhvillua beteja e famshme Bejeta e Monte de las Cruces, betejë që u fitua në 30 Tetor. Në vitin 1811 Allende ishte një i burgosur lufte, u vra dhe koka e tij u vendos në Alhóndiga de Granaditas, Guanajuato. Mbetjet e Allende tani gjenden në Kolonën e Pavarësisë, ndërtuar në vitin 1910 në Mexico City.

Bashkohen “Konsujt e Nderit”, Ylli Ndroqi zgjidhet kryetar i shoqatës së re

Postuar në 15 January 2014 nga Administrator

Për herë të parë “Konsujt e Nderit” nga e gjithë bota janë mbledhur në një tryezë në Tiranë

Më Shumë