Arkiva | February, 2014

Ambasada pritje për 53-vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 21 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kuvajtit

Postuar në 26 February 2014 nga Administrator

Shteti i Kuvajtit ka përkujtuar dy data të rëndësishme të lindjes si shtet i pavarur, atë të shkëputjes nga Britania e Madhe në 1961, si dhe çlirimin nga ushtria pushtuese e diktatorit irakian, Sadam Hussein 23 vitë më parë. Këto data u shpreh Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, kanë sjellë një kthesë të rëndësishme për historinë e shtetit të Kuvajtit.

Ambasadori Al Bader shprehu bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin shqiptar qysh më herët, i cili kulmoi në 2011 me çeljen e Ambasadës kuvajtjane në Tiranë , ndërsa shtoi se ky bashkëpunim do të vijojë të intensifikohet edhe në të ardhmen, veçanërisht në ekonomi.

“Kjo është një mundësi e mirë për partneritetin e mëtejshëm të Shqipërisë me shtetin e Kuvajtit. Jam i gëzuar të ndjek traditën e vazhdueshme të bashkëpunimit me Shqipërinë , në aspektin e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike në veçanti, si dhe traditën kulturore mes dy vendeve tona”u shpreh Ambasadori.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e shtetit të Kuvajtit ishin të pranishëm figura të njohura të politikës shqiptare, diplomacisë së huaj të akredituar në vendin tonë,  Konsulli i Nderit të Meksikës Ylli Ndroqi si dhe Konsuj të tjerë, të cilët shprehen mirënjohje dhe vlerësuan bashkëpunimin e thellë që ekziston mes dy vendeve.

Në fund të cermonisë së përkujtimit të datave historike të shtetit të Kuvajtit , nën praninë edhe të kryeparlamentarit, Ilir Meta, u bë prerja e tortës së pavarësisë.

 

Meta takon Shoqatën e Konsujve të Nderit: Roli juaj sa i Ambasadorëve

Postuar në 19 February 2014 nga Administrator

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga krijimi i saj, Shoqata e Konsujve të Nderit në Tiranë Më Shumë

Tiranë, Ambasada e Kosovës pritje me rastin e 6 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Postuar në 18 February 2014 nga Administrator

Me rastin e gjashtë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Më Shumë

Dita kombëtare e Serbisë, Ambasadori Zariç organizon pritje në Tiranë

Postuar në 14 February 2014 nga Administrator

Serbia, shteti i cili tashmë ka nisur rrugën e negociatave për anëtarësim në BE ka festuar Ditën Kombëtare. Më Shumë

Dita kombëtare e Iranit, Ambasadori Mozafari pritje në Tiranë

Postuar në 12 February 2014 nga Administrator

Ambasada iraniane  në Tiranë ka organizuar një pritje me rastën e ditës kombëtare të Iranit Më Shumë