Arkiva | March, 2014

Greqia feston 193-vjetorin e pavarësisë

Postuar në 26 March 2014 nga Administrator

Greqia ka festuar 193 vjetorin e krijimit të shtetit të saj të pavaruar, ndaj sundimit 400-vjeçar otoman. Në fjalën e tij ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, ndërsa ka përkujtuar lavdinë e atyre që mundësuan Greqinë e pavaruar, tha se kjo e fundit po ia del të rikuperohet ekonomikisht nga kriza globale, ku shumë shtete janë zhytur.
Duke u ndalur veçanërisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, Rokanas u shpreh së Greqia do të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Kjo marrëdhënie mbështetet dhe mbetet një strategji e veçantë për të dyja vendet, që është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe i vendeve fqinje. Ky është prioriteti kryesor i presidencës së Greqisë në BE. Personalisht jam i përkushtuar që t’iu mbështes në këtë kërkesë historike, pasi mendoj që Shqipëria e meriton marrjen e statusit”, u shpreh Rokanas.
193-vjetori i pavarësisë së shtetit helen u përkujtua me një cermoni të veçantë , nga Ambasada Greke në Tiranë. Në këtë ceremoni morën pjesë politikanë, personalitete të biznesit dhe medias, Konsulli i Nderit te Meksikes Ylli Ndroqi, klerikë shqiptar etj.

Festa Kombëtare e Bullgarisë, Ambasada pritje festive me zyrtarë të lartë

Postuar në 04 March 2014 nga Administrator

3 marsi, festa kombëtare e Bullgarisë u festua edhe në Tiranë. Ambasada bullgare organizoi një pritje me zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupit diplomatik për të përkujtuar 139-vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga pushtimi otoman.

festabullgarise festabullgarise1 festabullgarise2

“Data 3 mars shënon çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi otoman para 139 viteve. Festa Kombëtare është një rast ku bullgarët ndihen të pavarur dhe është një festë e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Bullgarisë. Por sivjet Festës sonë Kombëtare i është kushtuar një rëndësi e veçantë” tha Ambasadori bullgar.

Më herët gjatë ditës, ambasadori Arnaudov vizitoi ambjentet e Ora News ku u njoh me investimet e bëra nga Presdidentit i televizonit Ylli Ndroqi.

festabullgarise3