Arkiva | April, 2014

223-vjetori i Kushtetutës së Polonisë, ambasadori Jeziorski: Të forcojmë bashkëpunimin

Postuar në 30 April 2014 nga Administrator

Polonia feston 223- vjetorin e themelimit të Kushtetutës. Aroma e festës kombëtare u përcoll edhe në Tiranë, nga një ceremoni e posaçme e organizuar nga Ambasada polake në Shqipëri. Dhjetra të ftuar, deputetë, ambasadorë, konsulli i nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi dhe personalitete të tjera të larta iu bashkuan pritjes që ambasadori, Marek Jeziorski, organizoi me rastin e hartimit të Kushtetutës së parë në 3 maj të vitit 1791. Ambasadori polak rrëfeu për Ora News simbolikën e kësaj dite. Dipomati i vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera dhe garanton se Polonia do të vijojë të jetë avokate e Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit në muajin qershor. Shkëmbimet tregtare dhe rritja e investimeve polake mbeten ende sfida që duhen përmbushur në raportet mes dy vendeve.