Arkiva | June, 2014

Rrugëtimi për në BE, Moro: Sfida e qeverisë, reforma në drejtësi

Postuar në 27 June 2014 nga Administrator

Ambasadorja franceze në Tiranë, Kristinë Moro, ka deklaruar se sfidë për qeverinë shqiptare në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, mbetet reforma në drejtësi. Dhe për arritjen e saj kërkohet bashkëpunim mes palëve, ka theksuar Ambasadorja Moro.

“Jam shumë e lumtur që më në fundvendi juaj arriti ta merrte statusin e vendit kandidat. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të vijuar me hapat e mëtejshëm në çeljen e negociatave për anëtarësim. Edhe Këshilli i Europës foli qartë me rekomandimet e tij, ku tha se duhet konsensus dhe gjithëpërfshirje të palëve. Por ajo që vërtet është sfidë për qeverinë tuaj, mbetet reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vijuar edhe me politikat ekonomike, që qeverisë i duhet të ndjekë në të ardhmen”-u shpreh Ambasadorja, Kristinë Moro.

Deklarata e Ambasadores, Kristinë Moro, u bë gjatë një pritje të organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë, me përfaqësues të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut ku ishte i pranishëm dhe Konsulli i Shteteve të Bashkuara të Meksikës Ylli Ndroqi.

Ambasadori spanjoll mbyll misionin në Tiranë: I lumtur që Shqipëria mori statusin

Postuar në 26 June 2014 nga Administrator

Rafael Tormo Perez, Ambasadori i Spanjës në Tiranë, pas tre viteve punë, përfundon misionin e tij në Shqipëri.

Ambasadori ka organizuar një pritje me konsujt e nderit, personalitete të vendit si dhe me diplomatë në këtë takim të tij përshëndetës me autoritetet që ka bashkëpunuar.

Që nga nisja e punës së tij, Ambasadori tha se bashkëpunëtorët janë ata që kanë bërë një punë të madhe në këtë mision, ndërsa u shpreh se largohej me një lajm të mirë për vendin ku punoi. Shqipëria mori statusin kandidat nga Këshilli Europian.

“Une erdha në Shqipëri 3 ditë para ngjarjes së 21 janarit 2011. Situata u bë me delikate. Sot 3 vite e gjysëm pas, jam këtu me të gjithë ju për të ndarë përshtypjet më të mira dhe kënaqësinë e madhe për lajmin që Këshilli i Europës dha për statusin kandidat. Kjo është e rëndësishme për të gjithë ne. Në këto ditë të fundit të qëndrimit tim në Shqipëri, falenderimet i kam për të gjithë ju dhe për stafin që punuam bashkë përgjatë gjithë kësaj kohe”u shpreh ai.

Nuk munguan dhuratat simbolike për Ambasadorin, por ashtu edhe falenderimet nga stafi i tij më i ngushtë.

Konsulli Ndroqi feston fitoren e Meksikës

Postuar në 25 June 2014 nga Administrator

Meksika në botërorin e botërorëve siç është cilësuar Brazil 2014 Më Shumë

Festa kombëtare e Egjiptit në Tiranë, ambasada pritje për personalitete dhe diplomatë

Postuar në 25 June 2014 nga Administrator

Festa kombëtare e Egjiptit është festuar edhe në Tiranë.

Në pritjen e organizuar me këtë rast nga ambasada egjiptiane, morën pjesë një sërë personalitetesh të jetës publike dhe ekonomike të vendit, sikurse edhe shumë diplomatë të akredituar në Shqipëri, mes të cilëve ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe Konsulli i nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, njëherësh edhe kryetari i shoqatës së konsujve të nderit në Shqipëri.

Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, si mikpritës u kujdes të tregojë për shqiptarët ndryshimet që ka përjetuar vendi i tij ndër vite, por njëherësh përmes mikrofonit të “Ora News” kërkoi më shumë punë nga të dy vendet në forcimin e marrëdhënieve tregtare.

23 korriku 1952 njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit, pasi me anë të një grushti ushtarak u detyrua që të largohej mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.

Dita e fundit e Konsujve të Nderit në Meksikë, vizitojnë 2 shtetet më të favorshme për investime

Postuar në 21 June 2014 nga Administrator

Meksiko Siti ishte ndalesa e parë e 102 Konsujve të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në misionin e tyre për të njohur nga afër shtetin që përfaqësojnë.

Stacioni i radhës ishte “State of Mexico”, apo Shteti i Meksikës, të cilin një studim i fundit ndërkombëtar e ka renditur ndër 30 vendet më të favorshme në botë për të investuar.

Mirëpritës, Guvernatori i Shtetit të Meksikës, Eruviel Avila i cili njohu konsujt me larminë e mundësive që ofron shteti më i populluar dhe më i industrializuar në Shtetet e Bashkuara të Meksikës.

¨Ju mirëpres sot në shtëpinë tuaj, në Shtetin e Meksikës, që është shtëpia e Shteteve të Bashkuara të Meksikës. Në emër të gjithë qytetarëve meksikanë, u shpreh mirënjohje për ndihmën që u keni ofruar qytetarëve meksikanë. Shteti i Meksikës është në zemër të kombit tonë, është i industrializuar, dhe me një infrastrukturë të zhvilluar. Ju lutem ndani me komunitetin tuaj faktin se ne jemi një vend shumë i mirë për investime”, u shpreh Guvernatori i Shtetit, Eruviel Avila.

Dhe për të konkretizuar këtë mirënjohje, në emër të Shtetit të Meksikës, Guvenrnatori Eruviel Avila u dorëzoi 102 Konsujve të Nderit, mes tyre edhe Konsullit të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, çertifikatën që i shpall ata vizitorë nderi të Shtetit të Meksikës.

Më pas, përmes një udhëtimi me avion Charter Konsujt e Nderit iu drejtuan Shtetit turistik të Campeches.

Në aeroport, një mirëserdhje e veçantë, ku Konsujt u pritën nga Guvernatori i Campeches, Fernando Ortega Bernes, Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez dhe kryebashkiakia, Ana Marta Eskallante.

Më tej, Konferenca KampeÇe Ekonomik i njohu konsujt me resurset e këtij shteti.

Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez, shpalosi KampeÇe turistike.

“Në emër të kulturës Maja, ju uroj mirëserdhjen e Shtetit të Majave. KampeÇe është një qytet që mban dyert hapur për vizitorët. KampeÇe është qiell, qetësi, aventurë, kulturë, pasuri, është zemër, zemër e sinqertë përmes së cilës ju urojmë mirëseardhjen e u shprehim mirënjohjen tone”, tha Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez.

Industria u prezantua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Industrial, Henrikez Kalante.

¨Ky është shteti me burimin më të madh të gazit dhe naftës në gjithë vendin. Pozicioni i favorshëm, pranë qyteteve të mëdha dhe infrastruktura e zhvilluar e kthejnë atë në shtetin më të favorshëm për eksportin e naftës. Sot ne renditemi të parët në Meksikë për eksportin e naftës, po ashtu jemi shteti më i sigurt në gjithë vendin”, tha Henrikez Kalante.

Në të njëjtn linjë edhe guvernatori, Fernando Ortega Bernes.

¨Për ne në Kampecce, zhvillimi ekonomik është kthyer në strategjinë që po drejtohet i gjithë vendi. Niveli më i ulët i kriminalitetit, është një nga arsyet më të forta pse ne kërkojmë sot rritje të investimeve. Ne kemi taksat më të ulëta, dhe mbajmë vendin e 6-të për numrin më të lartë të të ardhurave që depozitojmë në shtet. Ne jemi në drejtimin e duhur, bëhuni pjesë e rrugës sonë”, u shpreh guvernatori, Fernando Ortega Bernes.

Në KampeÇe, Konsujt e Nderit vizituan edhe ekspozitën me produktet vendase dhe disa nga atraksionet kryesore turistike të këtij shteti, duke përmbyllur kështu vizitën 6 ditore në Shtetet e Bashkuara të Meksikës.

Shqipëria interes për turizmin meksikan, Konsulli Ndroqi kërkon rritjen e bashkëpunimit

Postuar në 20 June 2014 nga Administrator

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara të Meksikës janë destinacioni turisitik Më Shumë

Presidenti Meksikan pret Konsullin Ndroqi. Lajmi pasqyrohet nga shtypi i ditës: Takim i rëndësishëm

Postuar në 20 June 2014 nga Administrator

Gazetat kanë pasqyruar takimin e Konsullit të Nderit, Ylli Ndroqi me Presidentin Meksikan, Enrike Pena Nieto.

Pavarësisht lajmeve të shumta të ditës, gazetat kanë pasqyruar edhe në faqe të parë foton e takimit të rëndësishëm, që realizohet për herë të parë mes një personaliteti shqiptar dhe një presidenti meksikan.
Gazeta Shekulli shkruan në faqe të parë: Presidenti Meksikan pret në takim Konsullin e Nderit Ylli Ndroqi.
E përditshmja Gazeta Shqiptare shkruan: Vizita, Ylli Ndroqi takon Presidentin e Meksikës.
Edhe Koha Jonë ka pasqyruar lajmin në faqe të parë, ndërsa shkruan se Presidenti Nieto vlerëson punën e Ndroqit në promovimin e Meksikës.
Tirana Observer shkruan: Presidenti i Meksikës pret Konsullin Ylli NDroqi: Po na përfaqësoni denjësisht, dhe artikulli shoqërohet edhe me foton e takimit.
E përditshmja Telegraf në një shkrim të zgjeruar ka pasqyruar vizitën e Konsullit të Nderit të Meksikës në Mexico City ku ka veçuar takimin me Presidentin Enrike Pena Nieto.
Gazeta 55 i ka dedikuar një shkrim takimit të rëndësishëm që vjen me titullin: Presidenti Meksikan pret Konsujt e Nderit, Ylli Ndroqi i pari shqiptar në një cermeoni të tillë.
Edhe Gazeta Standard ka pasqyruar takimin që e shoqëron me foton e Presidentit Nieto me Konsullin e Nderit, Ylli Ndroqi.
Ndërsa e përditshmja Dita shkruan: Presidenti Meksikan pret Konsujt e Nderit, mes tyre investitori shqiptar Ndroqi.

Presidenti i Meksikës pret Konsullin Ylli Ndroqi: Po na e përfaqëson shtetin denjësisht

Postuar në 18 June 2014 nga Administrator

Është shqiptari i parë në një vizitë zyrtare Më Shumë

Konsujt e Nderit mblidhen në Mexico City, Ylli Ndroqi përfaqëson për herë të parë Shqipërinë

Postuar në 18 June 2014 nga Administrator

Pas 15 vitesh mungesë Meksiko City ka mirëpritur Më Shumë

Konsulli i Meksikës vizitë në Mexico City, Ylli Ndroqi pritet nga Ministri i Jashtëm Kuribrena

Postuar në 18 June 2014 nga Administrator

Meksikë- Sipari i një sërie takimesh të nivelit të lartë që Konsulli i Nderit Më Shumë