Në Kategorinë | Informative

Ambasadori spanjoll mbyll misionin në Tiranë: I lumtur që Shqipëria mori statusin

Postuar në 26 June 2014 nga Administrator

Rafael Tormo Perez, Ambasadori i Spanjës në Tiranë, pas tre viteve punë, përfundon misionin e tij në Shqipëri.

Ambasadori ka organizuar një pritje me konsujt e nderit, personalitete të vendit si dhe me diplomatë në këtë takim të tij përshëndetës me autoritetet që ka bashkëpunuar.

Që nga nisja e punës së tij, Ambasadori tha se bashkëpunëtorët janë ata që kanë bërë një punë të madhe në këtë mision, ndërsa u shpreh se largohej me një lajm të mirë për vendin ku punoi. Shqipëria mori statusin kandidat nga Këshilli Europian.

“Une erdha në Shqipëri 3 ditë para ngjarjes së 21 janarit 2011. Situata u bë me delikate. Sot 3 vite e gjysëm pas, jam këtu me të gjithë ju për të ndarë përshtypjet më të mira dhe kënaqësinë e madhe për lajmin që Këshilli i Europës dha për statusin kandidat. Kjo është e rëndësishme për të gjithë ne. Në këto ditë të fundit të qëndrimit tim në Shqipëri, falenderimet i kam për të gjithë ju dhe për stafin që punuam bashkë përgjatë gjithë kësaj kohe”u shpreh ai.

Nuk munguan dhuratat simbolike për Ambasadorin, por ashtu edhe falenderimet nga stafi i tij më i ngushtë.