Në Kategorinë | Informative

Dita e fundit e Konsujve të Nderit në Meksikë, vizitojnë 2 shtetet më të favorshme për investime

Postuar në 21 June 2014 nga Administrator

Meksiko Siti ishte ndalesa e parë e 102 Konsujve të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në misionin e tyre për të njohur nga afër shtetin që përfaqësojnë.

Stacioni i radhës ishte “State of Mexico”, apo Shteti i Meksikës, të cilin një studim i fundit ndërkombëtar e ka renditur ndër 30 vendet më të favorshme në botë për të investuar.

Mirëpritës, Guvernatori i Shtetit të Meksikës, Eruviel Avila i cili njohu konsujt me larminë e mundësive që ofron shteti më i populluar dhe më i industrializuar në Shtetet e Bashkuara të Meksikës.

¨Ju mirëpres sot në shtëpinë tuaj, në Shtetin e Meksikës, që është shtëpia e Shteteve të Bashkuara të Meksikës. Në emër të gjithë qytetarëve meksikanë, u shpreh mirënjohje për ndihmën që u keni ofruar qytetarëve meksikanë. Shteti i Meksikës është në zemër të kombit tonë, është i industrializuar, dhe me një infrastrukturë të zhvilluar. Ju lutem ndani me komunitetin tuaj faktin se ne jemi një vend shumë i mirë për investime”, u shpreh Guvernatori i Shtetit, Eruviel Avila.

Dhe për të konkretizuar këtë mirënjohje, në emër të Shtetit të Meksikës, Guvenrnatori Eruviel Avila u dorëzoi 102 Konsujve të Nderit, mes tyre edhe Konsullit të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, çertifikatën që i shpall ata vizitorë nderi të Shtetit të Meksikës.

Më pas, përmes një udhëtimi me avion Charter Konsujt e Nderit iu drejtuan Shtetit turistik të Campeches.

Në aeroport, një mirëserdhje e veçantë, ku Konsujt u pritën nga Guvernatori i Campeches, Fernando Ortega Bernes, Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez dhe kryebashkiakia, Ana Marta Eskallante.

Më tej, Konferenca KampeÇe Ekonomik i njohu konsujt me resurset e këtij shteti.

Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez, shpalosi KampeÇe turistike.

“Në emër të kulturës Maja, ju uroj mirëserdhjen e Shtetit të Majave. KampeÇe është një qytet që mban dyert hapur për vizitorët. KampeÇe është qiell, qetësi, aventurë, kulturë, pasuri, është zemër, zemër e sinqertë përmes së cilës ju urojmë mirëseardhjen e u shprehim mirënjohjen tone”, tha Ministrja e Turizmit, Kania Ketheher Hernandez.

Industria u prezantua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Industrial, Henrikez Kalante.

¨Ky është shteti me burimin më të madh të gazit dhe naftës në gjithë vendin. Pozicioni i favorshëm, pranë qyteteve të mëdha dhe infrastruktura e zhvilluar e kthejnë atë në shtetin më të favorshëm për eksportin e naftës. Sot ne renditemi të parët në Meksikë për eksportin e naftës, po ashtu jemi shteti më i sigurt në gjithë vendin”, tha Henrikez Kalante.

Në të njëjtn linjë edhe guvernatori, Fernando Ortega Bernes.

¨Për ne në Kampecce, zhvillimi ekonomik është kthyer në strategjinë që po drejtohet i gjithë vendi. Niveli më i ulët i kriminalitetit, është një nga arsyet më të forta pse ne kërkojmë sot rritje të investimeve. Ne kemi taksat më të ulëta, dhe mbajmë vendin e 6-të për numrin më të lartë të të ardhurave që depozitojmë në shtet. Ne jemi në drejtimin e duhur, bëhuni pjesë e rrugës sonë”, u shpreh guvernatori, Fernando Ortega Bernes.

Në KampeÇe, Konsujt e Nderit vizituan edhe ekspozitën me produktet vendase dhe disa nga atraksionet kryesore turistike të këtij shteti, duke përmbyllur kështu vizitën 6 ditore në Shtetet e Bashkuara të Meksikës.