Në Kategorinë | Informative

Festa kombëtare e Egjiptit në Tiranë, ambasada pritje për personalitete dhe diplomatë

Postuar në 25 June 2014 nga Administrator

Festa kombëtare e Egjiptit është festuar edhe në Tiranë.

Në pritjen e organizuar me këtë rast nga ambasada egjiptiane, morën pjesë një sërë personalitetesh të jetës publike dhe ekonomike të vendit, sikurse edhe shumë diplomatë të akredituar në Shqipëri, mes të cilëve ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe Konsulli i nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, njëherësh edhe kryetari i shoqatës së konsujve të nderit në Shqipëri.

Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, si mikpritës u kujdes të tregojë për shqiptarët ndryshimet që ka përjetuar vendi i tij ndër vite, por njëherësh përmes mikrofonit të “Ora News” kërkoi më shumë punë nga të dy vendet në forcimin e marrëdhënieve tregtare.

23 korriku 1952 njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit, pasi me anë të një grushti ushtarak u detyrua që të largohej mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.