Hapet Konsullata e Meksikës në Shqipëri

Postuar në 14 February 2013 nga Administrator

Meksika dhe Shqipëria i kanë besuar lidhjen mes dy vendeve Ylli Ndroqit, duke e emëruar Konsull të Nderit të Meksikës në Tiranë. Prezantimi zyrtar i Zotit Ndroqi është bërë në një ceremoni të veçantë ku të pranishëm kanë qenë ambasadori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, Zv.kryeministri Edmond Haxhinasto, Zv. Ministri i punëve të jashmte, Selim Belortaja, kreu i opozitës Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta, ministra, deputetë, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ambasadorë, konsujt e nderit të akredituar në Shqipëri, ish presidenti Alfred Moisiu, Princi Leka, dhe personalitete të biznesit dhe medias në vend.

Zv. Minsitri i punëve të jashtme Selim Belortaja vlerësoi përzgjedhjen e z.Ndroqi për marrjen e kësaj detyre, duke çmuar kontributin e tij jo vetëm në media, por edhe biznes e sport. Ai tha se ende Shqipëria dhe Meksika nuk kanë ambasada përkatëse në të dyja vendet, por kanë një potencial mjaft të madh për të shfrytëzuar, duke pasur parasysh fuqinë e Meksikës si e 13-a në botë.

“Pavarësisht se jetojmë në një botë globale, ndryshimet gjeografike nuk përbëjnë më një problem, përkundrazi, vendet dhe shtetet kanë tendencën që të bashkohen, si popuj, në ekonomi dhe në çdo aspekt tjetër të jetës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në detyrën e tij, për ti shërbyer njerëzve dhe biznesit. Detyra e tij bëhet akoma dhe më e sukseshme n.q.s. ai nuk heziton të ndihmojë qytetarët e të dyja vendeve. Qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet publike shtetërore, jemi të gatshëm për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në misionin e tij. Një pikë e shënuar ka qënë dhe nënshkrimi i dy memorandumeve të rëndësishme nga zoti Haxhinasto kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtëme në Meksikë dhe vizita e Sekretarit të Punëve të Jashtëme të Meksikës në Shqipëri, e cila shpresojmë të ndodhë shumë shpejtë. Propozimi i qeverisë shqiptare për liberalizimin e vizave me Meksikën, është mirëpritur nga autoritetet Meksikane dhe ky do të ishte një hap përpara në afrimin e popujve në fushën tregtare, kulturore, të turizmit etj. Inagurimi i një Konsullate Nderi në një vend, është gjithmonë një gjë shumë e rëndësishme, por ajo çka është më e rëndësishme është që këtë detyrë tja besosh njeriut të duhur. Sot inagurohet zyrtarisht hapja e Konsullatës, dhe kemi zgjedhur pikërisht personin e duhur, me kapacitetet e duhura për këtë detyrë dhe i uroj z. Ylli Ndroqi suksese si Konsull Nderi i Meksikës” e ka përfunduar fjalën e tij z. Belortaja.

Ambasadori i meksikës në itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo u ndal në miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Mekrikës dhe në kontributin që zipas tij z. Ndroqi do japë për forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
“Sonte është një mbrëmje feste ku ne festojmë miqësinë e dy vendeve tona, e dy qytetërimeve shumë të lashta, e qytetërimit shqiptar dhe të atij meksikan, dy vende me një histori të lashtë dhe me vlera të forta. Të dy popujt tanë, edhe meksikanët edhe shqiptarët janë nga ata popuj që besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja, dhe kjo na bën të kemi besim se do të kemi një të ardhme më të ndritur, një të ardhme më të mirë. Unë jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu për të dorëzuar zyrtarisht emërimin e z. Ylli Ndroqi, si Konsull Nderi i Meksikës në Shqipëri, dhe besoj se ky do të jetë një simbol që i jep shpresë miqësisë midis Meksikës dhe Shqipërisë. Ne festojmë me gëzim, ne festojmë me muzikë, ne festojmë me ushqim, këto janë tre elementë shumë të rëndësishëm të kulturës sonë. Shumë shpejt do të dëgjoni edhe muzikën tipike meksikane “Mariaçi” është shprehur ambasadori.

Z. Ndroqi falenderoi qeverinë shqiptare dhe atë meksikane që i besuan përmbyushjen e këtij misioni dhe u angazhua për të promovuar dhe forcuar edhe më tej raportet bilaterale
“Mirëmbrëma të gjithëve. I nderuar z. zëvendëskryeministër i Shqipërisë z. Haxhinasto, të nderuar shkëlqesi, ambasadorë, ministra, deputetë, pjesëmarrës, zonja dhe zotërinjë, i nderuar miku ambasadori i Meksikës, i nderuar zëvendësministër i Punëve të Jashtme z. Selim Belortaja, jam i lumtur sot që ndodhem mes jush dhe që do tju përfaqësoj si konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës këtu në Tiranë. Afrimi mes Meksikës dhe Shqipërisë, do të bëhet akoma më i këndëshëm duke promovuar vlera kulturore, vlera turistike, të biznesit dhe të politikës midis Shqipërisë dhe Meksikës. Ju falenderoj të gjithëve, falenderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qeverinë Shqiptare, Qeverinë Meksikane, që më kanë besuar të drejtojë këtë konsullatë këtu në Shqipëri dhe u premtojë atyre se do të bëjë më të mirën që kjo Konsullatë të afrohet shumë shpejtë me integrimin Shqipëri-Meksikë. Duke ju falenderuar të gjithëve ju ftoj të festojmë sëbashku. Rroftë Shqipëria, Viva Meksika” është shprehur zoti Ylli Ndroqi.

Emrat të njohur të politikës dhe diplomacisë kanë vlerësuar emërimin e z.Ylli Ndroqi si konsull nderi të shteteve të bashkuara të Meksikës në Tiranë.

Suksesi i z.Ndroqi në media e biznes, sipas tyre, është një garanci edhe në përmbushjen me sukses të detyrës së tij të re.

Ambjentet e Hotel “Sheraton”, ishin shndërruar krejtësisht duke marrë motive meksikane, me dekoracione si kaktusi, simbol i Meksikës, me flamuj meksikanë të kudogjendur, tingujt e mariaçit dhe me stafin e shërbimit me veshjet karakteristike të kulturës latine.

E në të njëjtën kohë që në hotel “Sheraton” zhvillohej ceremonia e prezantimit të z.Ylli Ndroqi , nisi të funkiononte edhe websaiti i konsullatës në adresën www. mexico.al, një portal i cili do të lehtësojë komunikimin me konsulltën e do u japë përgjigje shqetësimeve të tyre.

Ashtu siç e dëshmoi edhe një dokumentar që të ftuarit patën mudësi ta ndiqnin në nisje të ceremonisë, Shqipëria dhe Meksika kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh dy palëshe.

Marrëdhëniet diploamtike mes dy vendeve u vendosën në 1974 dhe në dhjetor të 1975 u hap ambasada e Shqipërisë në Meksikë.

Dyert e ambasadës shqiptare u mbyllën në 1991, ndërsa ambasada e Meksikës në Tiranë u mbyll në 1979 për çështje ekonomiko-financiare.

Rihapja e ambasadave respektive, dhe lobimi për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve shënojnë dy nga sfidat më madhore që pasojnë hapjen e kësaj konsullate në Tiranë.