Në Kategorinë | Administrative, Video

Konsujt e Nderit, në 3 vite Shoqata bilanc mbresëlënës dhe rritje roli

Postuar në 18 May 2017 nga Web Master

Në mbledhjen e Asamblesë së anëtarëve, Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri ka vendosur prioritetet e punës për vitin 2017. Në tri vitet e ushtrimit të funksionit të saj, Shoqata e Konsujve të Nderit në këtë mbledhje evidentoi një bilanc të vlerësueshëm të punës së bërë në sektorin e diplomacisë por edhe në bashkëpunime të tjera politiko-ekonomike mes vendeve respektive.

TIRANË – Shoqata e Konsujve të Nderit në Shqipëri, zhvilloi mbledhjen e forumit më të lartë të saj, Asamblenë e anëtarëve për të caktuar objektivat e punës gjatë vitit 2017.

Ky është nje takim vjetor që shërben si një analizë të arritjeve, punës por edhe sfidat përgjatë këtij viti.

Në qendër të diskutimeve në Asamblenë e Shoqatës së Konsujve të Nderit ishte rritja e rolit të Konsullit, në diplomacinë ekonomike dhe në sektorë të tjerë të vendit në atë politik, ekonomik për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të shteteve respektive duke ndikuar në potencialin ekonomik apo turistik të vendeve.

Në tre vitet e ushtrimit të funksionit të saj, Shoqata e Konsujve të Nderit shënoi një bilanc të vlerësueshëm të punës së bërë, me tryeza diksutimesh me personalitetet më të larta të vendit, Ambasadorë, dhe grupet e interesit si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shoqatës së Konsujve të Nderit vijojnë t’i bashkohen Konsuj të tjerë duke përfaqësuar interesat dhe pritshmëritë e vendeve respektive dhe duke afruar politikat për rritjen e bashkëpunimit të tyre me institucionet, komunitetin dhe të gjithë grupet e interesit.