Në Kategorinë | Informative

Konsullata e Meksikës në Tiranë nderon përvjetorin e lindjes të heroit Benito Juarez

Postuar në 22 March 2013 nga Administrator

Benito-Juarez Konsullata e Meksikës në Tiranë ka nderuar një hero meksikan. Ky event special ishte në nder të ditëlindjes e 207 të Don Benito Juarez.

Don Benito Juarez lindi në San Pablo Guelatao, Oaxaca në Meksikë në 21 Mars 1806. Juarez miratoi kushtetutën e vitit 1857 në Oaxaca. Ai u caktua si Ministër i Brendshëm po në 1857-ën dhe më vonë gjatë mandatit të tij në Comonfort ai u zgjodh president i Gjykatës Supreme. Megjithatë, Comonfort e injoroi kushtetutën e 1857-ës, organizoi një puç kundra tij dhe burgosi Juarezin, gjë që u bë edhe shkak i Luftës të Reformës.

Juarez u lirua në 11 Janar 1858 dhe më vonë morri pozicionin si President i Guanajuatos. Pas Luftës të Reformës dhe triumfit të liberalëve, Juarez u zgjodh, në përputhje me kushtetuën, për të vazhduar presidencën në 15 Qershor 1861. Kujdesi që tregoi ndaj mbrojtjes të së drejtave të njeriut shërbeu si një shembull për shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe mori titullin “Bamirësi i Amerikës”.
Ai e shpaloste filozofinë e tij me frazën “Mes individëve dhe mes kombeve, respekti për të drejtat e tjetrit sjell paqe”.

Në Tetor 1867 Juarez u rizgjodh president i Republikës të Meksikës. Ai u zgjodh për herë të fundit si president i Meksikës në 1871-shin dhe vdiq në 18 Korrik 1872.