Në Kategorinë | Administrative, Video

Konsulli i Nderit të Meksikës organizon koncert në TKOB

Postuar në 19 November 2015 nga Web Master

Qëllimi ishte vendosja e urave të bashkëpunimit mes njerëzve dhe popujve. Muzika, ishte përzgjedhur si mjeti që e bën të mundur.

Për ta përforcuar këtë mesazh, tenori meksikan me famë botërore, David Barrios, bashkoi zërin e tij me tingujt e pianistes hungareze Edina Bak në një koncert të rrallë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gjithçka nën kujdesin e veçantë të Konsullit të Nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë.

Dhe si rrallë herë për sallën e TOB, ajo ishte e mbushur plot me figura të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

Përfaqësues të trupës diplomatike, gazetarë, drejtues mediash, artistë nga të gjitha fushat, shijuan për më shumë se 1 orë këngët italiane, spanjolle dhe meksikane.

Dhe pas udhëtimit nën tingujt e muzikës, të gjithë bashkë për të ndarë përjetimet e një nate të veçantë në Tiranë.