Konsulli i Nderit

BIOGRAFI: Dr.H.C Ylli Ndroqi

Dr.H.C Ylli Ndroqi është një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri në fushën e medias dhe investimeve të ndryshme në infrastrukturë dhe import-eksport, themelues dhe drejtues i disa prej kompanive më në zë në Shqipëri. Z.Ndroqi është një zë i njohur në fushën e diplomacisë së Konsujve të Nderit dhe president i një prej grupeve mediatike më të mëdha në Shqipëri e në rajon, YLDON MEDIA group, që përfshin dy televizione kombëtare,RTV Ora News dhe Channel 1, si dhe një radio informative. Këto media janë cilësuar nga publiku dhe ekspertët, si mediat më zë më të fortë e të pavarur në Shqipëri në vitet e fundit:

Jeta Personale dhe Studimet:

Dr.H.C Ylli Ndroqi ka lindur në11 Mars 1965, është i martuar me Znj.Mimoza Ndroqi dhe ka dy fëmijë, Redon dhe Yldon Ndroqi.

Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Histori– Gjeografi dhe në vijim të suksesit të padiskutueshëm në fushën e biznesit,ka marrë titullin Doctor Honoris Causa nëManaxhim Biznesi dhe Media, nga Universiteti Kostantinian i Shtetit të Road Island, SHBA. Z. Ndroqi është shqiptari i parëqë është vlerësuar me një titull kaq të rëndësishëm nga një prej Universiteteve me traditë të lashtë që nga themelimi i tij dhe i 10-ti nga personazhet botërore që e ka marrë këtë titull që prej vitit 1966, kur ka nisur tradita e diplomave honoris causa për personalitete të shquara nga vende të ndryshme të botës.

 Karriera Profesionale në Fushën e Biznesit:

Z.Ndroqi e ka nisur karrierën e tij si biznesmen në vitin 1991, duke themeluar një nga bizneset e para pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe hapjes së tregut të lirë. Si fillim i njëkarriere të gjatëe të sukseshme në fushën e biznesit, Z.Ndroqi themeloi në 1991 kompaninë e tij të parë, duke e përqëndruar fillimisht aktivitetin e nëfushën e import-eksportit, distribucionit, tregtisëme shumicë dhe pakicë tëfruta perimeve, ushqimoreve, pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike. Falë strategjive të suksesshme të biznesit dhe përkushtimit të thellë, kjo kompani u zhvillua me hapa galopantë dhe u bë shumë shpejt kompania lider në Shqipëri dhe në rajon në distribucionin e markave më të njohura të pijeve në rang botëror (birra Grölsch, birra Amsterdam, pija energjike Bull IT, Stardon, Cooldon, etj). Kjo kompani vijon ekskluzivitetin e distribucionit në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Pas një suksesi të padiskutueshëm në këtë fushë, Z.Ndroqi e zgjeroi vizionin dhe investimin e tij duke krijuar grupin YLDON gjithëpërfshirës të kompanivetë tij. Në vitin 2002 ai themeloi Yldon Exchange, një rrjet pikash tëkëmbimit valutor, të cilat janë edhe sot të pranishme në thuajse çdo qendër tregtare të rëndësishme në kryeqytet.Suksesit të bizneseve të para, në vitin 2002 iu shtua edhe një tjetër investim në fushën e shërbimeve dhe turizmit, Agjensia Yldon Travel.

Me ambicien për të zgjeruar zhvillimin e bizneseve të tij dhe me vizionin largpamës të orientimit drejt suksesit, në vitin 2006 Z.Ndroqi filloi investimet në fushën e ndërtimitduke themeluar e drejtuar në vitet në vijim LANDONshpk, një kompani e cila u përfshi në ndërtimin e shumë objekteve publike e private (ndërtesa, investime në urbanistikë, rrugë, nënkalime e mbikalime, ura e kanalizime,etj).

Në vijim tëzhvillimit e të rritjes së vazhdueshme të investimeve të sukseshme në fusha të ndryshme, në vitin 2012, Z.Ndroqi themeloi Kompaninë Landon Ecogades Balcan sh.a, si pjesë e një bashkëpunimi shqiptaro-spanjoll, e para kompani në Shqipëri lider në fushën e riciklimit të vajrave të përdorur dhe mbetjeve vajore portuale, e cila posedon njëimpiant riciklimi me standarte europiane.

Z.Ndroqi ështe gjithashtu themelues dhe president i kompanive të ndryshme si DON UCD sh.p.k që operon në fushën e import – eksport të materialeve elektrike dhe ndriçuesve.Në vijim të veprimtarisë në fushën e biznesit, Z.Ndroqi është së fundmi edhe president dhe aksioner në kompaninë RENDON Oil sh.a në Portin e Shëngjinit. Kompani e cila operon sukseshëm nëfushën krijimit, instalimit dhe funksionimit të pajisjeve, stacioneve, njësive dhe linjave për të kryer përpunimin dhe tregtinë e naftës, vajrave industrialë, bio-karbureve, gazit, etj).

Pas investimeve në fusha të ndryshme dhe zhvillimit të bizneseve të tij, me vizionin për të tejkaluar gjithmonë vetveten dhe për të qënë në një hap me trendin më të fundit të ekonomisë kombëtare e rajonale, në vitin 2015 Yldon Group merr në pronësi një minierë Kromi në Martanesh, Shqipëri, e cila mërezerva të kromit mbi 500.000 tone me një cilësi prej 42-48%, prospektohet si një biznes tejet i sukseshëm.

portiimgSë fundmi, në një investim kolosal dhe unik në llojin e tij, Z.Ndroqi nëpërmjet kompanisë YLDON, ka filluar një investim historik në bregdetin e Durrësit, me kompaninë koncesionare “Albanian Bay Marina”. Një projekt mbresëlënës e ambicioz për krijimin e njëPorti Luksoz Jahtesh në Durrës, Shqipëri ka filluar punën për të kryer një prej investimeve më të mëdha në këtë fushë duke promovuar, jo vetëm ekonominë, por edhe turizmin dhe vlerat e jashtëzakonshme të bregdetit të Shqipërisë.

Pa dyshim një nga investimet më të rëndësishme dhe të sukseshme tëkrijuara e të drejtuara nga Z.Ndroqi është YLDON MEDIA GROUP, e përbërë ngaRTV Ora Newsdhe Channel 1. Në vitin 2007, pjesë e YLDON Group u bë edhe TV Ora News, media informative 24 orë live, që tashmë pas vitesh kontribut e investime ështënjë prej mediave kombëtare më të ndjekura në vend. Në vijim të investimeve ambicioze, Ylli Ndroqi krijoi për herë të parë në Shqipëri një Radio informative 24 orë në shërbim të publikut, Radio Ora News. Investimi në fushën e medias, vijoi edhe me blerjen e TV Channel 1, një televizion gjeneralist, i cili plotësoi gamën e mediave, prej të cilave u krijua YLDON MEDIA GROUP, qëështë tashmë një nga zërat më tëfortë e të pavarur informativë, ku bashkohet, jo vetëm vizioni dhe puna e suksesshme e një biznesmeni si Z.Ndroqi, por edhe përkushtimi për të informuar e argëtuar në mënyrën e duhur publikun e për të qënë në shërbim të tij.

Në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe të veprimtarisë së Yldon Media Group, Z.Ndroqi në një takim zyrtar me Ministrin e Informacionit në Kuvajt, është ftuar për të nisur bashkëpunime në kuadër të zhvillimit ndërkombëtar të kësaj media.

Që prej vitit 1991 Kompanitë e Yldon Group kanë ndërmarrë nisma të ndryshme në fushat e biznesit duke investuar në mënyrë ambicioze në rritjen e tij dhe përfshirjen e një game tejet të gjerë të zhvillimit. Vit pas viti, Yldon Group ka arritur të bëhet një nga grupet më të fuqishme në Shqipëri me investime në të gjithë vendin.

Drejtues i sukseshëm i dhjetëra kompanive në Shqipëri me mbi 900 punonjës, Z.Ndroqi është edhe anëtar dhe themelues i disa Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri:

  • Themelues dhe Nënkryetar i Grupit Europarlamentar tëSipërmarrësve në Shqipëri
  • Anëtar i Kryesisë sëDhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
  • Anëtar i Dhomës Amerikane së Tregtisë në Shqipëri
  • Anëtar i Dhomës Britanike së Tregtisë në Shqipëri

Që prej vitit 2012, Z.Ndroqi vijon sukseshëm karrierën e tij duke gërshetuar suksesin në biznes me karrierën në diplomaci.

Karriera Diplomatike:

Në vitin 2012 Z.Ndroqi u emërua nga Ministria e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Meksikës Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri. Që prej asaj dite, Z.Ndroqi ka qënë tejet aktiv në fushën e diplomacisë, duke qënë një zë i fortë në diplomacinë e Konsujve të Nderit.

konsulli2Në cilësinë e tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Meksikës, Z.Ndroqi ka krijuar ura të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e diplomacisëekonomike, si edhe ka patur një rol aktiv në mbështetjen e qytetarëve meksikanë në Shqipëri dhe në promovimin e kulturës meksikane. Që prej fillimit të mandatit të tij z.Ndroqi ka nisur punën për të vendosur lidhje të forta mes dy vendeve. Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ka organizuar për herë të parë në Shqipëri Forumin e Biznesit Shqiptaro – Meksikan, si një mundësi e artë për të vendosur baza të sukseshme tëshkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve. Në kuadër të lëvizjes së lirë, ka nisur mënjëherë lobimin dhe ka arritur marrëveshjen e hyrjes pa viza të shtetasve meksikanë në Shqipëri, si edhe ka lobuar për heqjen e vizave meksikane për shtetasit shqiptarë që kanë një vizë amerikane, ndërkohë që vijon lobimi dhe puna për heqjen e vizave për shtetasit e Shqipërisë që duan të vizitojnë Meksikën. Z.Ndroqi ka organizuar gjithashtu disa evente artistike për të promovuar kulturën meksikane dhe ka qënë tejet aktiv në marrdhëniet e drejtpërdrejta dhe mbështetëse me çdo qytetar meksikan në Shqipëri.

Në disa prej vizitave zyrtare në Meskikë, Z.Ndroqi ka takuar personalitete tëlarta të shtetit, si një sërë ministrash të qeverisë meksikane, drejtues të pushtetit qëndror e vendor. Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Meksikës, në vitin 2014, ai është vlerësuar dhe mbështetur për krijimin e urave të bashkëpunimit më Shqipërinë. Në vijim të aktivitetit të tij si konsull nderi, Z.Ndroqi është shqiptari i parë që ka takuar në 18.06.2014 Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës Z.Enrique Peña Nieto. Gjatë këtij takimi historik, Z. Ndroqi mori vlerësime për punën e shkëlqyer si Konsull

Nderi në Shqipëri.

Në vitin 2014, u krijua për herë të parëShoqata “KonsujteNderit në Shqipëri”, me synimin për të bashkuar Konsujt e Nderit nga të gjithë shtetet dhe për të koordinuar punën e përbashkët. Z.Ndroqi u zgjodh unanimisht Kryetar i Shoqatës dhe tashmë kjo shoqatëështë bërë një nga zërat më të fuqishëm të diplomacisë ekonomike në Shqipëri. Në aktivitet e saj, Shoqata Konsujt e Nderit në Shqipëri, ka organizuar një sërë aktivitetesh duke prekur disa fusha me rëndësi si zhvillimi i diplomacisë ekonomike, nxitja e investimeve të huaja në Shqipëri, punësimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar e rajonal, duke përfshirë dhe bashkuar disa aktorë të rëndësishëm për zhvillimin e diplomacisë ekonomike si institucione publike, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Mirëqënies Social dhe Rinisë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të biznesit vendas e të huaj, etj.

Kjo shoqatë aderon në Federatën Europiane të Konsujve të Nderit (FUECH) dhe Federatën Botërore të Konsujve (FICAC) duke zgjeruar çdo ditë e më shumëkufijtë e ndikimit dhe punës së saj.

 

konsulli4Aktiviteti humanitar dhe sporti

Përtej angazhimit në fushën e biznesit dhe medias Z. Ndroqi ka mbështetur një sërë nismash në fushën e sportit, kulturës dhe humanizmit në të gjithë Shqipërinë.

Z.Ndroqi është President i Federatës Profesionale të Boksit të Shqipërisë dhe President Nderi i Federatës Botërore të Boksit (World Boxing Federation), duke marrë disa çmime në këtë fushë si për shembull Promotori i Vitit 2010, etj. Duke dhënë një kontribut të vyer në fushën e sportit, Z.Ndroqi ka qënë një ndër mbështetësit kryesorë të boksit shqiptar dhe mbështetës i boksierit me famë botërore Z.Kreshnik Qato.

Në një ndër nismat më ambicioze të tij në fushën e sportit, Z.Ndroqi ka drejtuar për disa vite Klubin e Futbollit të Shkumbinit. Ka mbështetur gjithashtu periodikisht Federatën Aeronautike në Shqipëri dhe Federatën e Ciklizimit në nismat e tyre në Shqipëri dhe në rajon.  Z.Ndroqi ka mbështetur edhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, veçanërisht në Lojërat Botërore Olimpike për Personat me Aftësi të kufizuar zhvilluar në Los Angeles, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me deshirën për të kontribuar në ruajtjen e vlerave historike e monumentale të vendit tonë dhe veçanërisht të vendlindjes së tij, Z.Ndroqi ka organizuar dhe mbështetur një sërë aktivitetesh kulturore artistike në bashkëpunim me shoqatën “Vatra Kulturore Artistike Ndroq”, duke u vlerësuar si President Nderi i kësaj shoqate. Ai ka mbështetur një sërë nismash për promovimin e kulturës dhe artistëve shqiptarë, duke filluar që nga organizimi i eventeve të ndryshme artistike e deri tek promovimi i librave të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë.

Me dëshirën dhe përkushtimin për të qënë sa më pranë komuniteteve në nevojë, Z.Ndroqi ka kontribuar dhe ka qënë një nga mbështetësit kryesore të shoqatave humanitare që veprojnë në Shqipëri, si Kryqi i Kuq, Shoqata të Fëmijëve të Policëve të rënë në detyrë, Shoqata për Fëmijët Jetimë, si dhe ka kontribuar në institucionet e fëmijëve jetimë dhe me aftësi të kufizuara në vende të ndryshme të Shqipërisë. Z.Ndroqi ka qënë gjithmonëi pranishëm edhe në raste të emergjencave civile si përmbytje të vendit e kastastrofa natyrore në ndihmë të komunitetit.

Anëtarësi dhe Tituj:

  • Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri
  • Kryetar i Shoqatës “Konsuj e Nderit në Shqipëri”
  • President i Federatës Shqiptare të Boksit Profesionist
  • President Nderi i Federatës Botërore të Boksit (WBF)
  • Çmim Promotori i Vitit 2010 nga Federata Botërore e Boksit (WBF)
  • President Nderi i Shoqatës “Vatra Kulturore Artistike Ndroq”
  • Themelues dhe Nënkryetar i Grupit Europarlamentar të Sipërmarrësve në Shqipëri
  • Anëtar i Kryesisë sëDhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
  • Anëtar i Dhomës Amerikane së Tregtisë në Shqipëri
  • Anëtar i Dhomës Britanike së Tregtisë në Shqipëri
  • Çertifikatë Vlerësimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Meksikës për punën e shkëlqyer në cilësinë e Konsullit të Nderit, Qershor 2014