Në Kategorinë | Informative

Konsulli Ylli Ndroqi në pritjen e Ambasadës italiane

Postuar në 03 June 2014 nga Administrator

Në 2 Qershor, Italia feston themelimin e Republikës , që daton që nga viti 1946.

Në të gjithë botën, ambasadat italiane organizojnë festime për këtë rast dhe pjesë e kësaj kolane u bë edhe Ambasada Italiane në Shqipëri, e cila organizoi këtë ceremoni të veçantë ku binte në sy një prani e madhe e personaliteteve të ftuar si Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Metës, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, Konsulli i nderit së Meksikës Ylli Ndroqi, ministra, deputetë, ambasadorë e personalitete të tjera të larta.