Në Kategorinë | Administrative, Video

Muzikë meksikane në Shqipëri

Postuar në 18 December 2016 nga Web Master

Kush më mirë se muzika dhe arti mund të bashkojë kombe, mund të ndërtojë ura bashkëpunimi mes vendeve dhe të mbështesë me emocione miliona njerëz në të gjithë botën.

Në vigjilje të festave të fundvitit, Konsullata e Përgjithshme e Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në drejtimin e Ylli Ndroqit, për të promovuar artin dhe kulturën meksikane mundësoi koncertin me pjesmarrjen e sopranos Jessica Loaiza dhe të pianistes patrizia Galo në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përmes tingujv,e publiku udhëtoi në Meksikën e largët. Po ashtu shijoi pjesë nga kompozitorët më të njohur.

Sopranoja, Jessica Loaiza, është diplomuar në konservatorin e Santa Sesila në Romë dhe numëron një sërë koncertesh të saj në Itali, Hungari, Poloni, SHBA, Meksikë.

Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve të larta të shtetit,  personalitete të artit e të kulturës.

Një moment i veçatntë zuri dhe kulinaria meksikane.

Koncerti do të transmetohet ditën e dielë ora 19:00 në RTV Ora News.