Në Kategorinë | Informative

Rrugëtimi për në BE, Moro: Sfida e qeverisë, reforma në drejtësi

Postuar në 27 June 2014 nga Administrator

Ambasadorja franceze në Tiranë, Kristinë Moro, ka deklaruar se sfidë për qeverinë shqiptare në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, mbetet reforma në drejtësi. Dhe për arritjen e saj kërkohet bashkëpunim mes palëve, ka theksuar Ambasadorja Moro.

“Jam shumë e lumtur që më në fundvendi juaj arriti ta merrte statusin e vendit kandidat. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të vijuar me hapat e mëtejshëm në çeljen e negociatave për anëtarësim. Edhe Këshilli i Europës foli qartë me rekomandimet e tij, ku tha se duhet konsensus dhe gjithëpërfshirje të palëve. Por ajo që vërtet është sfidë për qeverinë tuaj, mbetet reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vijuar edhe me politikat ekonomike, që qeverisë i duhet të ndjekë në të ardhmen”-u shpreh Ambasadorja, Kristinë Moro.

Deklarata e Ambasadores, Kristinë Moro, u bë gjatë një pritje të organizuar nga Ambasada franceze në Tiranë, me përfaqësues të Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut ku ishte i pranishëm dhe Konsulli i Shteteve të Bashkuara të Meksikës Ylli Ndroqi.