Në Kategorinë | Administrative, Video

Shoqata e Konsujve të Nderit, investime në Librazhd për fëmijët me aftësi të kufizuar

Postuar në 28 December 2015 nga Web Master

Për të dytin vit, Shoqata e Konsujve të Nderit në Tiranë ka vijuar misionin për të mbështetur shtresat në nevojë duke krijuar një kend rekreativ për fëmijët me aftësi të kufizuar në Qendrën Ditore për këta fëmijë, në Librazhd.

Ndryshimi i gjendjes së mëparshme të qendres dhe të tanishme është si nata me ditën.

Investimi i Shoqatës së Konsujve të nderit i ka dhënë ngjyra kopshtit, por edhe buzëqeshje këtyre fëmijëve, të cilët morën një dhuratë të veçantë për festat e fundivitit.

Një gjest human dhe një kontribut për këta fëmijë si shenjë përgjegjësie ndaj shoqërisë, e konsideroi  kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, dhe nënkryetarja e kësaj shoqate, Belma Çela.

Ylli Ndroqi: Ne pamë kushtet e këtij institucioni që i plotësonin gjërat minimale të jetesës, por kishin nevojë për një park lojrash. Për këtë morëm një angazhim si konsuj nderi dhe si bord të investojmë diçka këtu një komoditet për fëmijët. Nga Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë do të keni gjithmonë mbështetje.

Belma Çela: Gjithë aktorët e sektorit privat duhet të japin një kontribut të tillë sepse breza të tillë që shfaqin problematika shëndetësore ku vëmendja si e pushtetit lokale, por edhe e pushtetit qendëror duhet të unifikohen me një pikë të përbashkët dhe secili prej nesh të shprehi maksimumin e mundshëm në ndihmë të këtëj komuniteti.

Për të ndarë kënaqësinë e këtij investimi dhe urimet për Vitin e Ri, ishin të pranishëm deptuetë të majtë e të dhjathë të zonës, socialisti Taulant Balla dhe demokrati Luçiao Boçi, si dhe  kryebashkiaku Kastriot Gurra.

Taulant Balla: Ky është një fillim i mbarë dhe unë besoj se me zotin Ndroqi dhe me zonjën Çela pra me Shoqatën e Konsujve të Nderit mund të kemi edhe projekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Faleminderit dhe gëzuar.

Luçiano Boçi: Propozoj që të specifikohen sepse aftësia e kufizuar është pak e gjerë dhe duhet përcaktuar shkaku i sëmundjes, pasi edhe specifikimet duhe ti bëni me trajtime të vecanta.

Kastriot Gurra: Do të përpiqemi të rrisim edhe fondin dhe meqë jemi këtu do të doja shumë tju falenderoja për investimin dhe kontributin që keni dhënë. Ashtu sikurse do tju ftoja që në të ardhmen të shihni mundësi të tjera bashkëpunimi sepse gjithmonë ka nevojë për kontribut dhe për një përkujdesje më të madhe ndaj këtyre shtresave sociale.

Në qendren e hapur 13 vite me parë, trajtohen 15 fëmijë, dhe drejtorja Fatbardha Alimeti, nuk i kurseu falenderimet dhe mirënjohjen për këtë mbështetje. Por ka vend për më shumë vëmëndjen edhe në të ardhmen për këta fëmijë

Fatbardha Alimeti: Bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe mos mbetet vetëm këtu. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, kështu që ju sugjeroj që mos hiqni dorë nga ne.

Në këtë qëndër jetojnë fëmijët  nga 2 deri ne 25 vjeç dhe për ta kujdeset një staf prej 5 personash, dhe punonjësit vullnetarë. Një prej tyre, edhe  psikologu. Prandaj,  Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi,  nuk hezitoi që të në emër të  30  konsujve  të premtonte pagesën për një psikolog me kohë të plotë për këta fëmijë.

Ylli Ndroqi: Nuk mund të jetojnë fëmijët me aftësi të kufizuar pa psikolog brenda. Nuk mund të jenë fëmijët këtu brenda dhe mos kenë psikologë. Çdo ditë për 8 orë apo 12 që janë në këtë ambient, kështu që ne si Shoqatë e marrim përsipër këtë.

Suprizat nuk mbaruan me kaq.

Edlira Çepani: Tre shqiptarë që studiojnë dhe jetojnë në Itali kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar dhe do ta shtpojnë qendrën me mokete sepse janë pak të vjetëruara.

Me kontribute të çmuara nëpër Shqipëri, që tashmë janë bërë një traditë e kësaj shoqate, tentohet të përçohet mesazhi se edhe me ndihma të vogla mund të përmirësohet ndjeshëm jeta e komunivteteve, sidomos për këta fëmijë për të cilët vëmendja  institucionale por edhe ajo e mbarë shoqërisë duhet të jetë maksimale.