Arkiva e Etiketave | "28 nentor"

Tags: , ,

Ambasadori meksikan në Itali Izquerdo viziton “Ora News”

Postuar në 14 February 2013 by Administrator

Në një ditë të veçantë për Shqipërinë e natyrisht edhe për RTV “Ora News” që ishtë tërësisht i mobilizuar për të pasqyruar minutë pas minute festimet, në ambjentet e televizionit ka mbërritur një mik i veçantë, Ambasdori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo .

I ndodhur në Shqipëri me ftesë të qeversë shqiptare për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, ambasadori Izquerdo nuk ka nguruar për asnjë çast, por i është përgjigjur po ashtu pozivisht edhe ftesës për të vizituar “Ora News”.

Ai është pritur nga presidenti i televizionit Ylli Ndroqi dhe drejtori i informacionit, Patrik Sadikaj dhe ka vizituar njëra pas tjetrës studiot e “Ora News”, investimet e reja por edhe ambjentet në të cilat ende vijon puna për të të sjellë teknologjinë më të fundit.

Nga studiot e radio Ora, në emisionin Tonight deri tek studio multifunksionale Natën vonw dhe Jamais Vu, ambasadori meksikan teksa nuk fshehte kureshtjen, vlerësonte investimet e pakursyera. Vlerësim që e përcolli edhe gjatë intervistës që pati në hapësirën e “Ora live”, ku natyrisht transmetimet vijonin të pandërprera për vitin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë.

“Jam i nderuar të jem këtu sot që jam ftuar nga qeveria shqiptare për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Këtë mëngjes isha në Vlorë dhe u takova me presidentin Nishani dhe me kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika. Jam i mahnituar nga atmosfera që mbizotëron në vend. Duke bërë rrugën nga Vlora në Tiranë shikoje njerëz të lumtur. Iu uroj të gjithë shqiptarëve edhe 100 vite të tjera. Nuk ka parë asnjëherë një organizim të tillë. Kam parë një investim të madh në “Ora News” dhe kjo tregon shpirtin e ri të shqiptarëve. Shqiptarët i meritojnë të gjitha” tha ambasadori.

Ambasadori uroi drejpërdrejt në “Ora News” të gjithë shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ndërsa e cilësoi si mbresëlënëse festimet e bëra në dy qytetet Vlorë dhe Tiranë.

Gjatë ditëve të fundit “Ora News” është kthyer në mikëpritësen e një sërë përfaqësuesish të lartë diplomatikë të cilët njëzëri kanë vlerësuar investimet në teknologji por veçanërisht përçimin e paanshëm të informacionit minutë pas minute.