Arkiva e Etiketave | "festa e pavarësisë"

Tags: , , , ,

Meksika feston ditën kombëtare, ceremoni në Romë për 203 vjetorin e pavarësisë

Postuar në 17 September 2013 by Administrator

Meksikanët janë në festë. Kombi i tyre shënon 203 vjetorin e pavarësisë. Kolanës së festimeve meksikane iu bashkua edhe Ambasada e Meksikës në Romë, e cila në një event të veçantë me qindra të ftuar celebroi ditëlindjen e 203-të të pavarësisë së Meksikës nga Spanja.

Ceremonia-Rome-4

Ceremonia-Rome-11

Për të uruar këtë festë në Ambasadë ishin të pranishëm personalitete të larta të Meksikës dhe Italisë, trupa diplomatikë të akredituar në Romë, Konsuj Nderi të këtij shteti, si edhe dhjetra qytetarë meksikanë që kishin udhëtuar nga larg, për të ndarë bashkë këtë ditë të veçantë.
Ceremonia nisi me një simbolikë emocionuese, ngritjen e flamurit meksikan nga Ambasadori meksikan në Romë, Migue Ruis Cabanas Izquerdo, simbolikë e cila u shoqërua me brohoritje nga të pranishmit.

Ceremonia-Rome-3

Ceremonia-Rome-2

Ceremonia-Rome-13

Ambasadori Miguel Ruis Cabanas Izquerdo përcolli edhe në mikrofonin e Ora News urimin e tij për këtë ditë të shënuar për shtetin meksikan.

Ceremonia-Rome-14

“Në këtë ditë, meksikanët njohin veten e tyre si soç, si meksikanë. Ne kemi lindur në këtë ditë, ndaj e festojmë këtë ditë në mënyrën më të gëzuar, me muzikë, ushqim e miqësi” tha ai.
Pavarësinë e Meksikës e uroi edhe ambasadori i Japonisë në Romë, Masaharu Kohno.

Ceremonia-Rome-5

“Gëzuar Pavarësinë e Meksikës. Ne kemi një marrëdhenie speciale me Meksikën që 400 vjet më parë. Unë jam gjithashtu përfaqësues i Japonisë në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por ka ende potencial për të ardhmen. Urime edhe për qeverinë tuaj të re”u shpreh ai.

Në ambasadën e Meksikës në Romë, për të përcjellë urimet e tij ishte edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Ceremonia-Rome-1

“Edhe unë si Konsull i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë ndodhem sot këtu, të festojmë sëbashku 203-vjetorin e shtetit të Meksikës. Kam pasur fatin të vizitoj edhe para një muaji shtetin meksikan, kryeqytetin e tyre Mexico Cityn dhe kam ngelur i mahnitur nga bukuritë e rralla që kam parë aty. I uroj një jetëgjatësi këtij shteti modern”u shpreh zoti.Ndroqi.

Prej afro 8 muajsh, mes Shqipërisë dhe Meksikës ka një urë të fortë lidhëse, që është pikërisht Konsulli i Nderit. Por sa kanë ndryshuar marrëdheniet mes dy vendeve pas emerimit të z.Ndroqi?

“Kemi nderin që kemi një Konsull Nderi në Shqipëri. Ne jemi shumë krenar që ai përfaqëson Meksikën ne Tiranë. Pas zgjedhjes së tij, gjërat kanë ndryshuar. Pas vizitës së tij ka ndryshuar perceptimi i Meksikës për Shqipërinë. Tani Shqipëria është në hartën tonë falë tij dhe falë bashkëpunimit që kemi zhvilluar”tha Ambasadori meksikan në Romë.

Ceremonia-Rome-6

“Unë jam munduar të bëj një bashkëpunim shumë të fortë mes Shqipërisë dhe Meksikës. Kemi pasur koordinime me Ambasadën e Meksikës këtu në Romë, është dhe Ambasadori që bën rregullatorin e gjithë bashkëpunimeve tona Shqipëri-Meksikë dhe kemi rezultuar gjatë gjithë këtyre muajve një punë shumë të madhe bashkëpunimi si mes biznesmenëve ashtu dhe qytetarëve shqiptarë që duan të lëvizin drejt Meksikës”tha Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Valës së urimeve i bashkohet edhe Luis Fernando Alva, konsull në seksion konsullor.

Ceremonia-Rome-8

“Faleminderit shumë që keni ardhur. Ne po punojmë shumë fort për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë dhe Italinë” tha ai.

Dhe festa e Meksikës vazhdon ashtu si vetëm ata dinë ta bëjnë, me muzikë, kërcim dhe ushqim të mire dhe bashkë me trokitjen e gotave vjen edhe ky urim: “Viva Mexico!”

Ceremonia-Rome-9

Ceremonia-Rome-10

Ceremonia-Rome-12