Arkiva e Etiketave | "konsull nderi"

Tags: ,

Konsulli i Nderit, i ftuar në festimet e Fiesta Nacional, Tiranë

Postuar në 18 October 2013 by Administrator

Përvjetori i ankorimit të Kristofor Kolombit në Botën e Re më 12 Tetor 1492 festohet gjërësisht në të dy Amerikat.

Festimet e këtij përvjetori në Spanjë janë kthyer në traditë që prej 1935, ku u mbajt edhe festivali i parë ne Madrid. Megjithatë, në 7 Tetor 1987 kjo ditë mori emrin e plotë si Festa Kombëtare dhe 12 Tetori u kthye në një nga dy festimet nacionale se bashku me Ditën e Kushtetutës në 6 Dhjetor.

Që prej vitit 2000, 12 Tetori gjithashtu ka qënë edhe Dita e Forcave të Armatosura e cila festohet çdo vit me një paradë ushtarake në Madrid. Në krye të paradës qëndron mbreti i Spanjës duke qënë se Spanja është një monarki kushtetuese.

Në një ditë historike si kjo, ambasada spanjolle në Tiranë ka organizuar një pritje ku të ftuar kanë qënë personalitete të politikës shqiptare si Z. Ilir Meta, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, dhe trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, ku mes të ftuarve ka qënë edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Z. Ylli Ndroqi.

Tags: , ,

Konsulli i Nderit, i ftuar në Ambasadën Spanjolle

Postuar në 18 October 2013 by Administrator

Tags: ,

Ambasada e Egjiptit feston festën Kombëtare

Postuar në 16 July 2013 by Administrator

Ndërsa në Kajro rrëzohej presidenti, në Tiranë Ambasada e Egjiptit ka organizuar një pritje për nder të festës kombëtare.

Të pranishëm në këtë eveniment kanë qenë një sërë personalitetesh duke filluar nga politikanë njerëz të medias si dhe një sërë diplomatësh të vendeve të tjera në Shqipëri midis të cilëve edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu si edhe konsulli i nderit të Meksikës Ylli Ndroqi.

Festa kombëtare e Egjiptit është në 23 korrik por për shkak të muajit të agjërimit ambasada egjiptiane e ka organizuar këtë aktivitet më parë.

23 korriku 1952 njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit pasi me anë të një grushti ushtarak u detyrua që të largohej mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.

Në aktivitetin e organizuar për të përkujtuar këtë datëu nderuan himnet përkatëse si dhe u pre torta e cila simbolizonte vazhdimin e miqësisë midis dy vendeve tona.

Tags: , , , , ,

Konsulli i nderit të Meksikës takime në Romë

Postuar në 27 May 2013 by Administrator

Shqipëria dhe Meksika vetëm pak kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve ndjehen gjithnjë e më afër. Hapja e konsullatës në Tiranë ishte hapi i parë i harmonizimit të bashkëpunimit dypalësh që u finalizua edhe me forumin ekonomik që ngjalli interes të madh nga të dy palët e biznesit.

Pas suksesit të këtij formumi në Tiranë, pa kaluar edhe 10 ditë nga ky eveniment ambasada e Shteteve të Bashkuara të Meksikës tregon interes direkt dhe fton menjëherë në Romë konsullin e nderit Ylli Ndroqi për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në vizitën zytare të Konsullit të nderit zotit Ylli Ndroqi në ambasadën e SHBM në Itali që mbulon dhe vendin tonë themel i bisedave me diplomatët e këtij vendi kanë qënë biznesi dhe turizmi.
Zoti Ndroqi u prit fillimisht nga konsulli I Meksikës në Romë Luis Alva Fernando, i cili mbi të gjitha vlerësoi nismat e marra nga konsulli Ndroqi dhe veçanërisht organizimin e forumit të biznesit në kryeqytetin shqiptar.

Në takimin e parë me konsullin Fernando, ishte dhe Atasheja kulturore Maria Tereza Ceron Velez e cila shpalosi interesin kulturor të Meksikës për vendin tonë dhe anasjelltas si dy vende me pasuri të jashtëzakonëshme në këtë fushë.

Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme që synojnë të afrojnë më shumë Meksikën dhe Shqipërinë jo vetëm në frymën e biznesit por edhe në frymën e kulturës e turizmit.

Në takimin zyrtar me ambasadorin Miguel Ruiz Kabanas, Zoti Ndroqi mori vlerësime nga qeverria meksikane për kosnolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ambasadori Kabanas e konsideroi si shumë të rëndësishëm organizimin e fundit të Konsullatës meksikane në vendin tonë për biznesin dhe vlerësoi interesin e dhomës së tregtisë dhe iondustrisë së Shqipërisë për të kërkuar hapsira tregu në biznesin meksikan.

Pikërisht në këtë frymë, zoti Ndroqi i kërkoi Ambasadorit Kabanas që të shikohet mundësia e lehtësimit të procedurave për vizë të bizneseve shqiptare gjatë sezonit ruristik si një mundësi e mirë për të shijuar më shumë Meksikën por edhe për të ndërtuar mardhënie me biznesin meksikan gjatë kësaj periudhe.

Për këtë qëllim në takim, ambasadori Kabanas ftoi edhe zv.drejtoreshën për turizmin Sarina Alvarez e cila mori kërkesën për ta përcjellë atë në ministrinë e jashtme të SHB Meksikës.

Në takim u diskutuan edhe shumë ceshtje të tjera të mardhënieve mes dy vendeve tashmë në një frymë të jashtëzakonëshme miqësore. Në fund të takimit, surpriza ishte e dy anëshme. Qoftë konsulli i nderit Ylli Ndroqi, qoftë edhe ambasadori Kabanas në mënyrë krejt rastësore kishin zgjedhur si dhuratë për njëri-tjetrin albume fotografike të bukurive natyrore të Shqipërisë dhe Meksikës.

Ky takim tashmë i hap rrugë mundësive të reja të bashkëpunimit dhe forcon mardhëniet e nisura vetëm pak muaj më parë por që mesa duket do të kenë një rrugë të gjatë e të frytëshme që do të ndikojnë tek biznesi dhe sidomos tek dashamirësit e turizmit në të dy vendet.

Tags: , , ,

Urimet e Ylli Ndroqit me rastin e Sulltan Nevruzit

Postuar në 24 March 2013 by Administrator

Konsulli i nderit i Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, në emër të Shteteve të Bashkuara të Meksikës ka uruar të gjithë besimtarët bektashi në ditën e tyre të festës. Z. Nroqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi, vizioti kryegjyshatën botërore bektashie ku u prit nga kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Z. Ndroqi dha urimet e tij më të përzemërta të gjithë besimtarëve bektashi në këtë ditë të veçantë. Ai uroi shëndet dhe mirëqenie teksa u takua me kryegjyshin botëror.

Besimtarët bektashi përgjatë gjithë vendit festuan ditën e Sulltan Nevruzit, dita më e rëndësishme e këti sekti fetar. Kjo festë është njëkohësisht edhe ditëlindja e Imamit Ali, i cili për besimtarët bektashi është një nga shenjtorët më të mëdhenj në kohëra. Në këtë fe është i hapur gjërë besimi se çdo gjë mund të ringjallet.

Tags: , , , , , ,

Ambasada Meksikane në Itali përshëndet çeljen e Konsullatës Meksikane në Shqipëri

Postuar në 08 March 2013 by Administrator

Të Mërkurën e 27 Shkurtit, Ambasadori i Meksikës për Republikën e Shqipërisë, rezident në Romë, Miguel Ruíz-Cabañas, inauguroi në Tiranë zyrat e Konsullatës të re të Nderit të Meksikës dhe ngarkoi me detyrën e Konsullit të Nderit zotin Ylli Ndroqi.

Aktiviteti u pasqyrua edhe në Ambasadën e Meksikës të vendosur në Itali për të cilën mund të lexoni edhe këtu.

ambasada-meksikane

Tags: , , , , ,

Hapet Konsullata e Meksikës në Shqipëri

Postuar në 14 February 2013 by Administrator

Meksika dhe Shqipëria i kanë besuar lidhjen mes dy vendeve Ylli Ndroqit, duke e emëruar Konsull të Nderit të Meksikës në Tiranë. Prezantimi zyrtar i Zotit Ndroqi është bërë në një ceremoni të veçantë ku të pranishëm kanë qenë ambasadori i Meksikës në Itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo, Zv.kryeministri Edmond Haxhinasto, Zv. Ministri i punëve të jashmte, Selim Belortaja, kreu i opozitës Edi Rama, kreu i LSI-së Ilir Meta, ministra, deputetë, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ambasadorë, konsujt e nderit të akredituar në Shqipëri, ish presidenti Alfred Moisiu, Princi Leka, dhe personalitete të biznesit dhe medias në vend.

Zv. Minsitri i punëve të jashtme Selim Belortaja vlerësoi përzgjedhjen e z.Ndroqi për marrjen e kësaj detyre, duke çmuar kontributin e tij jo vetëm në media, por edhe biznes e sport. Ai tha se ende Shqipëria dhe Meksika nuk kanë ambasada përkatëse në të dyja vendet, por kanë një potencial mjaft të madh për të shfrytëzuar, duke pasur parasysh fuqinë e Meksikës si e 13-a në botë.

“Pavarësisht se jetojmë në një botë globale, ndryshimet gjeografike nuk përbëjnë më një problem, përkundrazi, vendet dhe shtetet kanë tendencën që të bashkohen, si popuj, në ekonomi dhe në çdo aspekt tjetër të jetës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në detyrën e tij, për ti shërbyer njerëzve dhe biznesit. Detyra e tij bëhet akoma dhe më e sukseshme n.q.s. ai nuk heziton të ndihmojë qytetarët e të dyja vendeve. Qeveria shqiptare dhe të gjitha institucionet publike shtetërore, jemi të gatshëm për të mbështetur z. Ylli Ndroqi në misionin e tij. Një pikë e shënuar ka qënë dhe nënshkrimi i dy memorandumeve të rëndësishme nga zoti Haxhinasto kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtëme në Meksikë dhe vizita e Sekretarit të Punëve të Jashtëme të Meksikës në Shqipëri, e cila shpresojmë të ndodhë shumë shpejtë. Propozimi i qeverisë shqiptare për liberalizimin e vizave me Meksikën, është mirëpritur nga autoritetet Meksikane dhe ky do të ishte një hap përpara në afrimin e popujve në fushën tregtare, kulturore, të turizmit etj. Inagurimi i një Konsullate Nderi në një vend, është gjithmonë një gjë shumë e rëndësishme, por ajo çka është më e rëndësishme është që këtë detyrë tja besosh njeriut të duhur. Sot inagurohet zyrtarisht hapja e Konsullatës, dhe kemi zgjedhur pikërisht personin e duhur, me kapacitetet e duhura për këtë detyrë dhe i uroj z. Ylli Ndroqi suksese si Konsull Nderi i Meksikës” e ka përfunduar fjalën e tij z. Belortaja.

Ambasadori i meksikës në itali, Miguel Ruiz Cabanas Izquerdo u ndal në miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Mekrikës dhe në kontributin që zipas tij z. Ndroqi do japë për forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
“Sonte është një mbrëmje feste ku ne festojmë miqësinë e dy vendeve tona, e dy qytetërimeve shumë të lashta, e qytetërimit shqiptar dhe të atij meksikan, dy vende me një histori të lashtë dhe me vlera të forta. Të dy popujt tanë, edhe meksikanët edhe shqiptarët janë nga ata popuj që besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja, dhe kjo na bën të kemi besim se do të kemi një të ardhme më të ndritur, një të ardhme më të mirë. Unë jam shumë krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu për të dorëzuar zyrtarisht emërimin e z. Ylli Ndroqi, si Konsull Nderi i Meksikës në Shqipëri, dhe besoj se ky do të jetë një simbol që i jep shpresë miqësisë midis Meksikës dhe Shqipërisë. Ne festojmë me gëzim, ne festojmë me muzikë, ne festojmë me ushqim, këto janë tre elementë shumë të rëndësishëm të kulturës sonë. Shumë shpejt do të dëgjoni edhe muzikën tipike meksikane “Mariaçi” është shprehur ambasadori.

Z. Ndroqi falenderoi qeverinë shqiptare dhe atë meksikane që i besuan përmbyushjen e këtij misioni dhe u angazhua për të promovuar dhe forcuar edhe më tej raportet bilaterale
“Mirëmbrëma të gjithëve. I nderuar z. zëvendëskryeministër i Shqipërisë z. Haxhinasto, të nderuar shkëlqesi, ambasadorë, ministra, deputetë, pjesëmarrës, zonja dhe zotërinjë, i nderuar miku ambasadori i Meksikës, i nderuar zëvendësministër i Punëve të Jashtme z. Selim Belortaja, jam i lumtur sot që ndodhem mes jush dhe që do tju përfaqësoj si konsull nderi i Shteteve të Bashkuara të Meksikës këtu në Tiranë. Afrimi mes Meksikës dhe Shqipërisë, do të bëhet akoma më i këndëshëm duke promovuar vlera kulturore, vlera turistike, të biznesit dhe të politikës midis Shqipërisë dhe Meksikës. Ju falenderoj të gjithëve, falenderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qeverinë Shqiptare, Qeverinë Meksikane, që më kanë besuar të drejtojë këtë konsullatë këtu në Shqipëri dhe u premtojë atyre se do të bëjë më të mirën që kjo Konsullatë të afrohet shumë shpejtë me integrimin Shqipëri-Meksikë. Duke ju falenderuar të gjithëve ju ftoj të festojmë sëbashku. Rroftë Shqipëria, Viva Meksika” është shprehur zoti Ylli Ndroqi.

Emrat të njohur të politikës dhe diplomacisë kanë vlerësuar emërimin e z.Ylli Ndroqi si konsull nderi të shteteve të bashkuara të Meksikës në Tiranë.

Suksesi i z.Ndroqi në media e biznes, sipas tyre, është një garanci edhe në përmbushjen me sukses të detyrës së tij të re.

Ambjentet e Hotel “Sheraton”, ishin shndërruar krejtësisht duke marrë motive meksikane, me dekoracione si kaktusi, simbol i Meksikës, me flamuj meksikanë të kudogjendur, tingujt e mariaçit dhe me stafin e shërbimit me veshjet karakteristike të kulturës latine.

E në të njëjtën kohë që në hotel “Sheraton” zhvillohej ceremonia e prezantimit të z.Ylli Ndroqi , nisi të funkiononte edhe websaiti i konsullatës në adresën www. mexico.al, një portal i cili do të lehtësojë komunikimin me konsulltën e do u japë përgjigje shqetësimeve të tyre.

Ashtu siç e dëshmoi edhe një dokumentar që të ftuarit patën mudësi ta ndiqnin në nisje të ceremonisë, Shqipëria dhe Meksika kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh dy palëshe.

Marrëdhëniet diploamtike mes dy vendeve u vendosën në 1974 dhe në dhjetor të 1975 u hap ambasada e Shqipërisë në Meksikë.

Dyert e ambasadës shqiptare u mbyllën në 1991, ndërsa ambasada e Meksikës në Tiranë u mbyll në 1979 për çështje ekonomiko-financiare.

Rihapja e ambasadave respektive, dhe lobimi për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve shënojnë dy nga sfidat më madhore që pasojnë hapjen e kësaj konsullate në Tiranë.