Arkiva e Etiketave | "konsulli i italise"

Tags: , , , , ,

Forumi Ekonomik Shqipëri – Meksikë

Postuar në 15 May 2013 by Administrator

Hapja e konsullatës në Tiranë pak muaj më parë ka filluar të japë efektet e para për të afruar sa më pranë Shqipërinë me Meksikën. Dhe përvec mardhënieve diplomatike, sektori i parë I interesuar për një bashkëpunim është gjithmonë biznesi. Në këtë frymë, konsulli i nderit të SHB të Meksikës në Tiranë Ylli Ndroqi I ka dhënë mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet forumit të parë ekonomik mes dy vendeve.

“Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksIkan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë. Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan” theksoi konsulli i nderit Ylli Ndroqi.

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka e vlerësoi potencialisht të shkëlqyer mundësinë që konsullta i ka dhënë bizneseve për të bashkëpunuar.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në rradhë të parë do të doja atë identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregëtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë.

Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare” theksoi Jaka.

Këshilltar i cështjeve ekonomike i amabasadës të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë Elezar Navaro si dhe këshilltari ekonomik i ambasadës meksikane me seli në Romë u shpreh entuzuiast për këtë bashkëpunim të munguar ku konusllta e hapur në Shqipëri tashmë krijon këtë urë komunikimi.

“Ne kemi ndjekur zhvillimin e Shqipërisë dhe jam i kënaqur për arritjen e vendit tuaj. Kemi një përfaqësues shumë të mirë në të Tiranë konsullin e nderit zotin Ylli Ndroqi dhe jemi shumë të kënaqur” theksoi Navarro.

“Pas krizës që pësuam, ekonomia jonë po ecën në rrugën e duhur dhe kemi financa të shëndetshme. Meksika është ndër vendet më të hapura me botën. Jemi vendi i dytë më i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe vendi vendi i 16-të në botë si eksportues si dhe vendi i 12-të i eksportimit të naftës. Qeveria meksikane synon ta bëjë vendin sa më konkurues ndaj po vazhdojnë reformat. Presidenti i Meksikës vazhdon reformat që ta bëjë ekonominë e vendit sa më konkuruese” tha më tej ai.

Këshilltarët meksikanë i prenantuan binzesmnëve shqipëtarë Meksikën, turizimin dhe marrëdhëniet tregëtare në botë. Tashmë me hapjen e konsulatës dhe intesfiikimin e forumave të kësaj natyre shqipëria dhe meksika pavarëishtë distancës gjeografike janë më afër se kurrë në marrëdhniet e tyre diplomatike dhe tregëtare.