Arkiva e Etiketave | "konsulli shqiperise"

Tags: , , , ,

Meksika feston ditën kombëtare, ceremoni në Romë për 203 vjetorin e pavarësisë

Postuar në 17 September 2013 by Administrator

Meksikanët janë në festë. Kombi i tyre shënon 203 vjetorin e pavarësisë. Kolanës së festimeve meksikane iu bashkua edhe Ambasada e Meksikës në Romë, e cila në një event të veçantë me qindra të ftuar celebroi ditëlindjen e 203-të të pavarësisë së Meksikës nga Spanja.

Ceremonia-Rome-4

Ceremonia-Rome-11

Për të uruar këtë festë në Ambasadë ishin të pranishëm personalitete të larta të Meksikës dhe Italisë, trupa diplomatikë të akredituar në Romë, Konsuj Nderi të këtij shteti, si edhe dhjetra qytetarë meksikanë që kishin udhëtuar nga larg, për të ndarë bashkë këtë ditë të veçantë.
Ceremonia nisi me një simbolikë emocionuese, ngritjen e flamurit meksikan nga Ambasadori meksikan në Romë, Migue Ruis Cabanas Izquerdo, simbolikë e cila u shoqërua me brohoritje nga të pranishmit.

Ceremonia-Rome-3

Ceremonia-Rome-2

Ceremonia-Rome-13

Ambasadori Miguel Ruis Cabanas Izquerdo përcolli edhe në mikrofonin e Ora News urimin e tij për këtë ditë të shënuar për shtetin meksikan.

Ceremonia-Rome-14

“Në këtë ditë, meksikanët njohin veten e tyre si soç, si meksikanë. Ne kemi lindur në këtë ditë, ndaj e festojmë këtë ditë në mënyrën më të gëzuar, me muzikë, ushqim e miqësi” tha ai.
Pavarësinë e Meksikës e uroi edhe ambasadori i Japonisë në Romë, Masaharu Kohno.

Ceremonia-Rome-5

“Gëzuar Pavarësinë e Meksikës. Ne kemi një marrëdhenie speciale me Meksikën që 400 vjet më parë. Unë jam gjithashtu përfaqësues i Japonisë në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por ka ende potencial për të ardhmen. Urime edhe për qeverinë tuaj të re”u shpreh ai.

Në ambasadën e Meksikës në Romë, për të përcjellë urimet e tij ishte edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Ceremonia-Rome-1

“Edhe unë si Konsull i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë ndodhem sot këtu, të festojmë sëbashku 203-vjetorin e shtetit të Meksikës. Kam pasur fatin të vizitoj edhe para një muaji shtetin meksikan, kryeqytetin e tyre Mexico Cityn dhe kam ngelur i mahnitur nga bukuritë e rralla që kam parë aty. I uroj një jetëgjatësi këtij shteti modern”u shpreh zoti.Ndroqi.

Prej afro 8 muajsh, mes Shqipërisë dhe Meksikës ka një urë të fortë lidhëse, që është pikërisht Konsulli i Nderit. Por sa kanë ndryshuar marrëdheniet mes dy vendeve pas emerimit të z.Ndroqi?

“Kemi nderin që kemi një Konsull Nderi në Shqipëri. Ne jemi shumë krenar që ai përfaqëson Meksikën ne Tiranë. Pas zgjedhjes së tij, gjërat kanë ndryshuar. Pas vizitës së tij ka ndryshuar perceptimi i Meksikës për Shqipërinë. Tani Shqipëria është në hartën tonë falë tij dhe falë bashkëpunimit që kemi zhvilluar”tha Ambasadori meksikan në Romë.

Ceremonia-Rome-6

“Unë jam munduar të bëj një bashkëpunim shumë të fortë mes Shqipërisë dhe Meksikës. Kemi pasur koordinime me Ambasadën e Meksikës këtu në Romë, është dhe Ambasadori që bën rregullatorin e gjithë bashkëpunimeve tona Shqipëri-Meksikë dhe kemi rezultuar gjatë gjithë këtyre muajve një punë shumë të madhe bashkëpunimi si mes biznesmenëve ashtu dhe qytetarëve shqiptarë që duan të lëvizin drejt Meksikës”tha Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Valës së urimeve i bashkohet edhe Luis Fernando Alva, konsull në seksion konsullor.

Ceremonia-Rome-8

“Faleminderit shumë që keni ardhur. Ne po punojmë shumë fort për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë dhe Italinë” tha ai.

Dhe festa e Meksikës vazhdon ashtu si vetëm ata dinë ta bëjnë, me muzikë, kërcim dhe ushqim të mire dhe bashkë me trokitjen e gotave vjen edhe ky urim: “Viva Mexico!”

Ceremonia-Rome-9

Ceremonia-Rome-10

Ceremonia-Rome-12

Tags: , , , , ,

Konsulli i nderit të Meksikës takime në Romë

Postuar në 27 May 2013 by Administrator

Shqipëria dhe Meksika vetëm pak kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve ndjehen gjithnjë e më afër. Hapja e konsullatës në Tiranë ishte hapi i parë i harmonizimit të bashkëpunimit dypalësh që u finalizua edhe me forumin ekonomik që ngjalli interes të madh nga të dy palët e biznesit.

Pas suksesit të këtij formumi në Tiranë, pa kaluar edhe 10 ditë nga ky eveniment ambasada e Shteteve të Bashkuara të Meksikës tregon interes direkt dhe fton menjëherë në Romë konsullin e nderit Ylli Ndroqi për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në vizitën zytare të Konsullit të nderit zotit Ylli Ndroqi në ambasadën e SHBM në Itali që mbulon dhe vendin tonë themel i bisedave me diplomatët e këtij vendi kanë qënë biznesi dhe turizmi.
Zoti Ndroqi u prit fillimisht nga konsulli I Meksikës në Romë Luis Alva Fernando, i cili mbi të gjitha vlerësoi nismat e marra nga konsulli Ndroqi dhe veçanërisht organizimin e forumit të biznesit në kryeqytetin shqiptar.

Në takimin e parë me konsullin Fernando, ishte dhe Atasheja kulturore Maria Tereza Ceron Velez e cila shpalosi interesin kulturor të Meksikës për vendin tonë dhe anasjelltas si dy vende me pasuri të jashtëzakonëshme në këtë fushë.

Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme që synojnë të afrojnë më shumë Meksikën dhe Shqipërinë jo vetëm në frymën e biznesit por edhe në frymën e kulturës e turizmit.

Në takimin zyrtar me ambasadorin Miguel Ruiz Kabanas, Zoti Ndroqi mori vlerësime nga qeverria meksikane për kosnolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Ambasadori Kabanas e konsideroi si shumë të rëndësishëm organizimin e fundit të Konsullatës meksikane në vendin tonë për biznesin dhe vlerësoi interesin e dhomës së tregtisë dhe iondustrisë së Shqipërisë për të kërkuar hapsira tregu në biznesin meksikan.

Pikërisht në këtë frymë, zoti Ndroqi i kërkoi Ambasadorit Kabanas që të shikohet mundësia e lehtësimit të procedurave për vizë të bizneseve shqiptare gjatë sezonit ruristik si një mundësi e mirë për të shijuar më shumë Meksikën por edhe për të ndërtuar mardhënie me biznesin meksikan gjatë kësaj periudhe.

Për këtë qëllim në takim, ambasadori Kabanas ftoi edhe zv.drejtoreshën për turizmin Sarina Alvarez e cila mori kërkesën për ta përcjellë atë në ministrinë e jashtme të SHB Meksikës.

Në takim u diskutuan edhe shumë ceshtje të tjera të mardhënieve mes dy vendeve tashmë në një frymë të jashtëzakonëshme miqësore. Në fund të takimit, surpriza ishte e dy anëshme. Qoftë konsulli i nderit Ylli Ndroqi, qoftë edhe ambasadori Kabanas në mënyrë krejt rastësore kishin zgjedhur si dhuratë për njëri-tjetrin albume fotografike të bukurive natyrore të Shqipërisë dhe Meksikës.

Ky takim tashmë i hap rrugë mundësive të reja të bashkëpunimit dhe forcon mardhëniet e nisura vetëm pak muaj më parë por që mesa duket do të kenë një rrugë të gjatë e të frytëshme që do të ndikojnë tek biznesi dhe sidomos tek dashamirësit e turizmit në të dy vendet.

Tags: , , , , ,

Forumi Ekonomik Shqipëri – Meksikë

Postuar në 15 May 2013 by Administrator

Hapja e konsullatës në Tiranë pak muaj më parë ka filluar të japë efektet e para për të afruar sa më pranë Shqipërinë me Meksikën. Dhe përvec mardhënieve diplomatike, sektori i parë I interesuar për një bashkëpunim është gjithmonë biznesi. Në këtë frymë, konsulli i nderit të SHB të Meksikës në Tiranë Ylli Ndroqi I ka dhënë mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet forumit të parë ekonomik mes dy vendeve.

“Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksIkan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë. Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan” theksoi konsulli i nderit Ylli Ndroqi.

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka e vlerësoi potencialisht të shkëlqyer mundësinë që konsullta i ka dhënë bizneseve për të bashkëpunuar.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në rradhë të parë do të doja atë identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregëtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë.

Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare” theksoi Jaka.

Këshilltar i cështjeve ekonomike i amabasadës të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë Elezar Navaro si dhe këshilltari ekonomik i ambasadës meksikane me seli në Romë u shpreh entuzuiast për këtë bashkëpunim të munguar ku konusllta e hapur në Shqipëri tashmë krijon këtë urë komunikimi.

“Ne kemi ndjekur zhvillimin e Shqipërisë dhe jam i kënaqur për arritjen e vendit tuaj. Kemi një përfaqësues shumë të mirë në të Tiranë konsullin e nderit zotin Ylli Ndroqi dhe jemi shumë të kënaqur” theksoi Navarro.

“Pas krizës që pësuam, ekonomia jonë po ecën në rrugën e duhur dhe kemi financa të shëndetshme. Meksika është ndër vendet më të hapura me botën. Jemi vendi i dytë më i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe vendi vendi i 16-të në botë si eksportues si dhe vendi i 12-të i eksportimit të naftës. Qeveria meksikane synon ta bëjë vendin sa më konkurues ndaj po vazhdojnë reformat. Presidenti i Meksikës vazhdon reformat që ta bëjë ekonominë e vendit sa më konkuruese” tha më tej ai.

Këshilltarët meksikanë i prenantuan binzesmnëve shqipëtarë Meksikën, turizimin dhe marrëdhëniet tregëtare në botë. Tashmë me hapjen e konsulatës dhe intesfiikimin e forumave të kësaj natyre shqipëria dhe meksika pavarëishtë distancës gjeografike janë më afër se kurrë në marrëdhniet e tyre diplomatike dhe tregëtare.