Arkiva e Etiketave | "meksika"

Tags: , ,

Konsulli i Nderit, i ftuar në Ambasadën Spanjolle

Postuar në 18 October 2013 by Administrator

Tags: , , , ,

Meksika feston ditën kombëtare, ceremoni në Romë për 203 vjetorin e pavarësisë

Postuar në 17 September 2013 by Administrator

Meksikanët janë në festë. Kombi i tyre shënon 203 vjetorin e pavarësisë. Kolanës së festimeve meksikane iu bashkua edhe Ambasada e Meksikës në Romë, e cila në një event të veçantë me qindra të ftuar celebroi ditëlindjen e 203-të të pavarësisë së Meksikës nga Spanja.

Ceremonia-Rome-4

Ceremonia-Rome-11

Për të uruar këtë festë në Ambasadë ishin të pranishëm personalitete të larta të Meksikës dhe Italisë, trupa diplomatikë të akredituar në Romë, Konsuj Nderi të këtij shteti, si edhe dhjetra qytetarë meksikanë që kishin udhëtuar nga larg, për të ndarë bashkë këtë ditë të veçantë.
Ceremonia nisi me një simbolikë emocionuese, ngritjen e flamurit meksikan nga Ambasadori meksikan në Romë, Migue Ruis Cabanas Izquerdo, simbolikë e cila u shoqërua me brohoritje nga të pranishmit.

Ceremonia-Rome-3

Ceremonia-Rome-2

Ceremonia-Rome-13

Ambasadori Miguel Ruis Cabanas Izquerdo përcolli edhe në mikrofonin e Ora News urimin e tij për këtë ditë të shënuar për shtetin meksikan.

Ceremonia-Rome-14

“Në këtë ditë, meksikanët njohin veten e tyre si soç, si meksikanë. Ne kemi lindur në këtë ditë, ndaj e festojmë këtë ditë në mënyrën më të gëzuar, me muzikë, ushqim e miqësi” tha ai.
Pavarësinë e Meksikës e uroi edhe ambasadori i Japonisë në Romë, Masaharu Kohno.

Ceremonia-Rome-5

“Gëzuar Pavarësinë e Meksikës. Ne kemi një marrëdhenie speciale me Meksikën që 400 vjet më parë. Unë jam gjithashtu përfaqësues i Japonisë në Shqipëri. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por ka ende potencial për të ardhmen. Urime edhe për qeverinë tuaj të re”u shpreh ai.

Në ambasadën e Meksikës në Romë, për të përcjellë urimet e tij ishte edhe Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Ceremonia-Rome-1

“Edhe unë si Konsull i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë ndodhem sot këtu, të festojmë sëbashku 203-vjetorin e shtetit të Meksikës. Kam pasur fatin të vizitoj edhe para një muaji shtetin meksikan, kryeqytetin e tyre Mexico Cityn dhe kam ngelur i mahnitur nga bukuritë e rralla që kam parë aty. I uroj një jetëgjatësi këtij shteti modern”u shpreh zoti.Ndroqi.

Prej afro 8 muajsh, mes Shqipërisë dhe Meksikës ka një urë të fortë lidhëse, që është pikërisht Konsulli i Nderit. Por sa kanë ndryshuar marrëdheniet mes dy vendeve pas emerimit të z.Ndroqi?

“Kemi nderin që kemi një Konsull Nderi në Shqipëri. Ne jemi shumë krenar që ai përfaqëson Meksikën ne Tiranë. Pas zgjedhjes së tij, gjërat kanë ndryshuar. Pas vizitës së tij ka ndryshuar perceptimi i Meksikës për Shqipërinë. Tani Shqipëria është në hartën tonë falë tij dhe falë bashkëpunimit që kemi zhvilluar”tha Ambasadori meksikan në Romë.

Ceremonia-Rome-6

“Unë jam munduar të bëj një bashkëpunim shumë të fortë mes Shqipërisë dhe Meksikës. Kemi pasur koordinime me Ambasadën e Meksikës këtu në Romë, është dhe Ambasadori që bën rregullatorin e gjithë bashkëpunimeve tona Shqipëri-Meksikë dhe kemi rezultuar gjatë gjithë këtyre muajve një punë shumë të madhe bashkëpunimi si mes biznesmenëve ashtu dhe qytetarëve shqiptarë që duan të lëvizin drejt Meksikës”tha Konsulli i Nderit të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi.

Valës së urimeve i bashkohet edhe Luis Fernando Alva, konsull në seksion konsullor.

Ceremonia-Rome-8

“Faleminderit shumë që keni ardhur. Ne po punojmë shumë fort për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë dhe Italinë” tha ai.

Dhe festa e Meksikës vazhdon ashtu si vetëm ata dinë ta bëjnë, me muzikë, kërcim dhe ushqim të mire dhe bashkë me trokitjen e gotave vjen edhe ky urim: “Viva Mexico!”

Ceremonia-Rome-9

Ceremonia-Rome-10

Ceremonia-Rome-12

Tags: , , , , ,

Delegacioni ekonomik meksikan takim me zyrtarë

Postuar në 17 May 2013 by Administrator

Këshilltari për çështjet ekonomike i Shteteve të Bashkura të Meksikës në Romë Elzar Navaro dhe ai i Milanos Oscar Camacho gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë vijuan me takimet për parë më konkretisht bashkëpunimin tregëtar mes dy vendeve.

Gjatë takimit me kreun e dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jakaj u vu theksi tek shkëmbimet tregëtare mes vendeve për eksport dhe import të prodhimeve. Në rastin konkret këshilltarët meksikanë thanë se vendi i tyre njihet për eksportin e pijeve dhe frutave ekzotike ndërsa me interes për Shqipërinë është parë eksporti i veshjeve apo prodhimeve bujqësore.

Më pas Camacho dhe Navoro zhvilluan një takim me konsullin e nderit të Meksikës Z. Ylli Ndroqi. z. Ndroqi vuri theksin tek bashkëpunimi më konkret mes shteteve tashmë përveç selive diplomatike edhe në rrugë tregëtare ndërsa u prezantoi këshilltarëve meksikan resurset turistike të vendit. Festa është e hapur publikisht, u shpreh Z. Ndroqi, për të investuar në turizëm, kryesisht në bregdet.

Nga pala shqiptare u kërkua që duke respektuar të gjitha ligjet e Meksikës, të krijohen mundësi e qytetarëve shqiptar të lëvizin lirshëm drejt këtyre shteteve për të njohur nga afër pasuritë turistike.

Ecurinë e biznesve dhe sektorët më të rëndësishëm ku kërkohet investim, këshilltarët për çështjet ekonomike të Meksikës i njohën në Agjensia shqiptare për investime të huaja ku drejtoresha e këtij institucioni bërë dhe një prezantim të investimeve të biznesve të huaja në vend duke qëndruar në faktin se Shqipëria është një partnere e sigurt e investitorëve.

Të shoqëruar në konsulli i nderit të Meksikës në Shqipëri, këshilltarët u takuan me ministrinë e Ekonomiksë dhe Energjitikës Florion Mima.

Z. Mima u shpreh se qeveria po bënë gjithçka për ruajtur qëndrueshmërinë e investimeve në vend pavarësisht situatës financiare në botë. Në fund të takimeve palët ranë dakort se forume të tilla të bisnesve mes dy vendeve të kthehen një një traditë me qëllim që investimet të jenë të prekshme. Kjo do të realizohet si me tryeza të përbashkëta diskutimi por dhe me panaire në të dy vendet.

Tags: , , , , ,

Forumi Ekonomik Shqipëri – Meksikë

Postuar në 15 May 2013 by Administrator

Hapja e konsullatës në Tiranë pak muaj më parë ka filluar të japë efektet e para për të afruar sa më pranë Shqipërinë me Meksikën. Dhe përvec mardhënieve diplomatike, sektori i parë I interesuar për një bashkëpunim është gjithmonë biznesi. Në këtë frymë, konsulli i nderit të SHB të Meksikës në Tiranë Ylli Ndroqi I ka dhënë mundësi bizneseve të dy vendeve të njohin potencialet e bashkëpunimit nëpërmjet forumit të parë ekonomik mes dy vendeve.

“Në cilësinë e Konsullit të nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, kam kënaqësinë që hap këtë forum biznesi për të forcuar marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Meksikës. Ku forum do të afrojë biznesin meksIkan dhe atë shqiptar në fushën e tregëtisë, turizmit dhe industrisë. Duke patur parasysh që Konsullata e Nderit Meksikane është hapur përpara tre muajsh këtu në Shqipëri, ne hymë në kontakte të menjëherëshme për ti ofruar biznesit shqiptar mundësinë e koordinimit me biznesin meksikan” theksoi konsulli i nderit Ylli Ndroqi.

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka e vlerësoi potencialisht të shkëlqyer mundësinë që konsullta i ka dhënë bizneseve për të bashkëpunuar.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e këtij forumi të rëndësishëm. Në rradhë të parë do të doja atë identifikoja rolin dhe rëndësinë e atyre që kanë mundësuar organizimin e këtij forumi, dhe që vjen nëpërmjet konsullatës së nderit të hapur në Shqipëri nëpërmjet z. Ndroqi, ku jo më parë se tre muaj pati hapjen e saj. Ajo bëri të mundur që shumë shpejt të informojë por njëkohësisht edhe të aktivizojë strukturat e ambasadës që mbulojnë Shqipërinë për të bërë një prezantim të potencialeve të mundësive të bashkëpunimit dhe të qarkullimit tregëtar nëpërmjet Meksikës dhe Shqipërisë.

Njëkohësisht i bëj thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të jetë e fokusuar në gjetjen e atyre njerëzve të cilët japin kontribut në ekonominë shqiptare dhe vënë në lëvizje instrumenta dhe sisteme të tjera që i shërbejnë ekonomisë shqiptare” theksoi Jaka.

Këshilltar i cështjeve ekonomike i amabasadës të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë Elezar Navaro si dhe këshilltari ekonomik i ambasadës meksikane me seli në Romë u shpreh entuzuiast për këtë bashkëpunim të munguar ku konusllta e hapur në Shqipëri tashmë krijon këtë urë komunikimi.

“Ne kemi ndjekur zhvillimin e Shqipërisë dhe jam i kënaqur për arritjen e vendit tuaj. Kemi një përfaqësues shumë të mirë në të Tiranë konsullin e nderit zotin Ylli Ndroqi dhe jemi shumë të kënaqur” theksoi Navarro.

“Pas krizës që pësuam, ekonomia jonë po ecën në rrugën e duhur dhe kemi financa të shëndetshme. Meksika është ndër vendet më të hapura me botën. Jemi vendi i dytë më i rëndësishëm në Amerikën Latine dhe vendi vendi i 16-të në botë si eksportues si dhe vendi i 12-të i eksportimit të naftës. Qeveria meksikane synon ta bëjë vendin sa më konkurues ndaj po vazhdojnë reformat. Presidenti i Meksikës vazhdon reformat që ta bëjë ekonominë e vendit sa më konkuruese” tha më tej ai.

Këshilltarët meksikanë i prenantuan binzesmnëve shqipëtarë Meksikën, turizimin dhe marrëdhëniet tregëtare në botë. Tashmë me hapjen e konsulatës dhe intesfiikimin e forumave të kësaj natyre shqipëria dhe meksika pavarëishtë distancës gjeografike janë më afër se kurrë në marrëdhniet e tyre diplomatike dhe tregëtare.

Tags: , ,

Plani i Guadalupes

Postuar në 27 March 2013 by Administrator

Plani i Guadalupes ishte një dokument i hartuar më 23 Mars 1913 nga Venustiano Carranza, në përgjigje të përmbysjes se Francisco I. Madero, atëherë Presidenti i Meksikës. Ky dokument u shpall zyrtarisht tri ditë më vonë, më 26 Mars.

Përmbysja Madero ishte veper e Victoriano Huerta, i cili ishte Gjenerali i lartë i Maderos dhe qe u rreshtua me forcat opozitare gjatë Revolucionit meksikan. Ky Plan akuzoi Huertan për rivendosjen e një diktature dhe kryerjen e aktit jo patriotik, duke ekzekutuar liderin Kushtetutes të Meksikës.

Ky dokument ishte përgjigja kundër regjimit Madero i cili, që nga fillimi i kryengritjeve, është ballafaquar nga pakënaqësitë civile dhe grupet ushtarake, për mënyrën e saj të qeverisjes.

Ky Plan kishte 7 pjesë të cilat supozonin për të hequr legjitimitetin e qeverisë së Huertas, do t’i rikthenin fuqitë qeverisëse të besuarve të Maderos dhe do të shpallnin zgjedhjet e parakohshme kur paqja të mbizotëronte në vend.

Ky document ishte përgjigja e menjëhershme forcave kushtetuese kundër puçit ushtarak kundër regjimit Madero i cili, që prej ngjizjes së tij u përball me kryengritje nga grupe civile dhe ushtarake të pakënaqur, të cilët kërkonin rikthimin e regjimit Porfiristat.

Plan ii Guadalupes ishte në fjalët e Venustiano Carranzas në 1917 “një thirrje lufte që u dëgjua nga rinia më e zgjedhur meksikane të cilët rendën nga të katërt anët e kombit kundër padrejtësisë që po fitonte dhe se ajo thirrje nuk ishte asgjë më shumë se sa shprehja e ethshme dhe kumbuese e ndërgjegjes kombëtare, një shprehje që solli qëllimin e palëkundur, vullnetin e lirë të njerëzve meksikanë për të mos pranuar asnjë pretorianizëm që sërisht mund të burgoste fatin e kombit. Nën virtyte të tilla, me Planin e përkryer të Guadalupes, çështja e ligjshmërisë kundër uzurpimit e ligjit, kundër cënimit të lirisë të institucioneve, kundërdiktaturës ushtarake fitoi”.

Tags: , , ,

Urimet e Ylli Ndroqit me rastin e Sulltan Nevruzit

Postuar në 24 March 2013 by Administrator

Konsulli i nderit i Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, në emër të Shteteve të Bashkuara të Meksikës ka uruar të gjithë besimtarët bektashi në ditën e tyre të festës. Z. Nroqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi, vizioti kryegjyshatën botërore bektashie ku u prit nga kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Z. Ndroqi dha urimet e tij më të përzemërta të gjithë besimtarëve bektashi në këtë ditë të veçantë. Ai uroi shëndet dhe mirëqenie teksa u takua me kryegjyshin botëror.

Besimtarët bektashi përgjatë gjithë vendit festuan ditën e Sulltan Nevruzit, dita më e rëndësishme e këti sekti fetar. Kjo festë është njëkohësisht edhe ditëlindja e Imamit Ali, i cili për besimtarët bektashi është një nga shenjtorët më të mëdhenj në kohëra. Në këtë fe është i hapur gjërë besimi se çdo gjë mund të ringjallet.

Tags: , ,

Urimi nga Shqipëria

Postuar në 18 March 2013 by Administrator

Tags: , , , , , ,

Ambasada Meksikane në Itali përshëndet çeljen e Konsullatës Meksikane në Shqipëri

Postuar në 08 March 2013 by Administrator

Të Mërkurën e 27 Shkurtit, Ambasadori i Meksikës për Republikën e Shqipërisë, rezident në Romë, Miguel Ruíz-Cabañas, inauguroi në Tiranë zyrat e Konsullatës të re të Nderit të Meksikës dhe ngarkoi me detyrën e Konsullit të Nderit zotin Ylli Ndroqi.

Aktiviteti u pasqyrua edhe në Ambasadën e Meksikës të vendosur në Itali për të cilën mund të lexoni edhe këtu.

ambasada-meksikane

Tags: , ,

Si të kontaktojmë Konsullin e Meksikës?

Postuar në 07 March 2013 by Administrator

Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Mekiskës në Shqipëri ka vënë në dispozicion dy e-mail ku ju mund të dërgoni pyetjet apo shqetësimet tuaja. Ato janë :

  • kontakt@mexico.al – Ku ju mund të kontaktoni direkt me stafin e konsullatës për pyetje të përgjithshme administrative etj
  • y.ndroqi@mexico.al – Ku ju mund të Kontaktoni direkt me Konsullin, Z. Ylli Ndroqi në rast se mendoni se rasti juaj është një që kërkon vëmendje të veçantë.

Tags: , , , ,

Ministri Panariti takon konsullin Ndroqi

Postuar në 01 March 2013 by Administrator